Tavo kërkon kokën e kreut të Policisë Gjirokastër

Deputeti i LSI në Gjirokastër Vangjel Tavo, ka kërkuar me kohë largimin e kreut të Policisë së Gjirokastrës Arjanit Arapi. Këtë ai e ka bërë publike për mediat lokale të kontrolluara nga ai. Deputeti i koalicionit qeverisës, ka akuzuar indirekt kreun e Policisë së Gjirokastrës, për bashkëpunim me trafikantët dhe për këtë fakt, i ka kërkuar kohë më parë ministrit Tahiri, largimin e tij. Madje Tavo, Arapin e akuzon edhe për pozicionim të hapur politik në favor të PS. Drejtuesit e policisë janë pozicionuar politikisht. Tahiri t’u mësojë rolin që kanë drejtuesve të policisë. Këta drejtues janë duke dëmtuar LSI-në. I kam kërkuar Tahirit largimin e këtyre drejtuesve, pasi Jugu i Shqipërisë është i gjelbëruar. Policia të merret me punën e saj, jo me politikën. Disa drejtues policie bashkëpunojnë me trafikantët- mësohet të jetë shprehur Tavo.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ