Banesa e Lolomane drejt shembjes, bujtësit në panik, Zamira e Bashkisë u tregon qeranë

Katër pjestarë të familjes Qose në lagjen “Pazari i Vjetër” në qytetin e Gjirokastrës, po jetojnë përditë me frikën e vdekjes. Catia e shtëpisë dykatëshe e pozicionuar në pjesën e poshtme të kalasë së Gjirokastrës, po rrezikon të shembet plotësisht dhe të zërë mbi vete, bujtësit në këtë shtëpi. Apelin e ka dhënë për Jugunews.net kryefamiljarja Florika Qose. Gruaja e moshuar, jeton me të birin, vajzën dhe mbesën e saj të vogël në kushte tërësisht të frikshme pasi nga momenti në moment, banesa ku jetojnë, mund t’i zërë brenda. Tërmeti i rënë në tetor të vitit të kaluar, shembi këtë pjesë të catisë dhe ka lënë ende në këtë gjendje, pjesën e ngelur. Banesa në fjalë, është e Lolomanëve e quajtur kështu nga pronarët e saj të cilët sot as nuk janë përgjigjur për të mirëmbajtur apo investuar në të. Bujtësit, kanë hyrë aty 27 vite të kaluara dhe nuk kanë mundur dot të investojnë për shkak të pamundësisë financiare. Kjo banesë, është e braktisur madje edhe nga shteti ndonëse hyn në listën e monumenteve të kulturës që mbrohet. Në shekullin e kaluar, kjo banesë, ka shërbyer si rezidencë diplomatike, ndërsa tashmë po jep shpirt. Cfarë bie jashtë bie brenda. Të katër pjestarët e familjes, gdhihen dhe erren në këto kushte mizerabile ndërkohë që asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e trajtimit me fondin e të pastrehëve nga ana e Bashkisë. Vetë kryefamiljarja, shprehet se nuk ka asnjë lloj mundësie që të blejë një shtëpi të vetën apo dhe të paguajë qera tek një tjetër banesë pasi kjo për shkak të mungesës së financave. Rruga e vetme që i ka ofruar bashkia, është një mbështetje financiare prej 2600 lekësh në formë asistence sociale.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ