Roland Bejko kërkon largimin e ministrit Tahiri dhe drejtorit të Policisë Gjirokastër Arjanit Arapi

3

Kreu i PD Roland Bejko, ka kërkuar largimin e Sajmir Tahirit dhe drejtorit të Policisë Gjirokastër Arjanit Arapi. Prezenca e tyre në pushtet, nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme-është shprehur Bejko. Vec kësaj zoti Bejko u shpreh se LSI dhe deputeti i saj në Gjirokastër Vangjel Tavo, nuk tregon sinqeritet në lidhje me akuzat e ditëve të fundit në adresë të Policisë së Shtetit. Kjo pasi deputeti i LSI është i vonuar në një kohë kur vetë PD, ka denoncuar aferat e kultivimit të kanabisit që në zanafillën e vet ndërkohë që Tavo dhe LSI kanë heshtur. Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp të thirrur sot në mesditë, kreu i PD për Gjirokastrën Roland Bejko. Ky i fundit ka shprehur qëndrimin politik të PD, që Policia e Shtetit do të implikohet në zgjedhje për të favorizuar PS në dëm të partive të tjera. Ndërkohë që Bejko, vec të tjerave, ka kërkuar që Tavo dhe LSI përvec këtyre denoncimeve, duhet të denonconte edhe abuzimet me detyrën të të besuarve të vet dhe të LSI në drejtim të institucioneve në Gjirokastër si në Spitalin Rajonal, Ujësjellës, apo dhe Bashkinë e Gjirokastrës e cila nuk e ka kontrollin e qytetit për pastrimin, kanalizimet dhe shërbimet e tjera ndaj komunitetit. Qëndrimi i PD për këtë cështje është i qartë-ka thënë Bejko: LSI po e kushtëzon PS, për përfitim sa më të madh nga pushteti, por për Bejkon, opozita është ajo që denoncon dhe do të japë alternativa ditët në vijim dhe ajo që do të largojë nga pushteti këtë klikë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ