Polici rrugor, nuk korruptohet me 500 lek, “viktima” e radhës, nga Tirana

3

Cudia e radhës, vjen nga një tjetër polic rrugor, që nuk “korruptohet” me 500 lek. Bëhet fjalë për një polic të “ndershëm”, i cili nuk e ka ulur pjacën për 500 lek, por që dha shembull në komunitet, sesi arrestohen ata që ofrojnë rryshfet për t’i shpëtuar gjobave. Viktima e radhës, ka qenë një 47 vjecar nga kryeqyteti, i cili për 500 lek, e pësoi me burg. Emri Hasa 47 vjecar nga Tirana, është prangosur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije në afërsi të fshatit Vanistër. Mësohet sipas burimeve policore, se Hasi, i pati ofruar rryshfet punonjësit të policisë rrugore në këmbim të mos vendosjes së masës administrative ndaj tij. Por “ndershmëria” e policit, rrugor, e ka lënë me gojë hapur tiranasin, aq sa i ka kushtuar prangat në të dy duart. Kanë qenë specialistët e Seksionit kundër Korruspionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ata që arrestuan Hasin i cili ishte duke qarkulluar drejt Kakavijes me automjetin e tij të papajisur me licensë taksie. Drejtuesit të mjetit, i kanë kërkuar dokumentacion për prezencën e pasagjerëve që kishte në bord, por kur është zënë ngushtë dhe në mungesë të dokumentacionit përkatës, ai i ka ofruar një kartmonedhë 500 lekëshe policit rrugor cka ka mjaftuar për t’a prangosur. Rasti i sotëm është i pesti brenda këtij viti, që Policia Rajonale e Gjirokastrës, prangos drejtues mjetesh, që i ofrojnë rryshfet punonjësve të policisë rrugore.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ