Rumani, demostruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit socialist

Demonstruesit në rrugët e Bukureshtit dhe qyteteve tjera po vazhdojnë protestat pavarësisht vendimit të kryeministrit Sorin Grindeanu për tërheqjen e dekretit. Në kryeqytetin rumun janë mbledhur rreth 170.000 njerëz qe bënin thjirrje për dorëheqje dhe kanë valëvitur flamuj rumun. Më pas, në njërën nga ndërtesat afër zyrës së kryeministrit, është vizatuar harta e Rumanisë në të cilën shkruante “Jemi zgjuar”. Protestat janë organizuar edhe në rreth 70 qytete në mbarë Rumaninë dhe sipas vlerësimeve të policisë, janë mbledhur rreth 330.000 njerëz. Kryeministri rumun, Sorin Grideanu më herët ka deklaruar se ka tërhequr vendimin për dekretin ku faleshin politikanët e korruptuar. Ai ka thënë se nuk dëshiron ndarjen e vendit, duke ia hedhur fajin ministrit të Drejtësisë

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ