Rama i hoqi Aeroportin Gjirokastrës, reagon Forumi

Forumi për Aeroportin e Gjirokastrës, ka reaguar dy ditë pas vendosjes së ndërtimit të aeroportit në jug të vendit, ku për kryeministrin Rama, Vlora do të jete qyteti në të cilën pritet të ndërtohet. Deklarimi ka indinjuar jashtë mase, këtë forum, i cili egziston prej 17 vjetësh që ka për qëllim, pikërisht sensibilizimin e instrumenteve shtetërore, për rifunskionimin e të vetmit aeroport në jug të vendit qysh në vitet ’30, sic është Aeroporti i Gjirokastrës. Përfaqësues të këtij forumi në të cilën bëjnë pjesë intelektualë të qytetit kryesisht artistë, inxhinierë, gjeologë dhe nga shoqëria civile, kanë ngelur mjaft të zhgënjyer nga vendimi i fundit i kryeministrit Rama cka për ta, është një goditje e madhe për vetë Gjirokastrën. Për kreun e këtij forumi Bexhet Cobani, vendimi më i fundit, e con Gjirokastrën, në një xhep duke i hequr të vetmen mundësi zhvillimi përmes linjës ajrore cka do të ridimensiononte ecurinë dhe qasjen turistike në jug të vendit. Sot ajo cka mbetur nga Aeroporti i Gjirokastrës ku është zonë ushtarake dhe ndalohet hyrja në territorin e tij, është një kullë komandimi pa elementët brenda të orjentimit ajror dhe dy godina të cilat paskëshin shërbyer si karantinë për mjetet fluturuese, apo dhe riparimet e tyre në rastet e avarive. Në vitet ’90 aeroporti ishte në eficensë për rastet e emergjencave shëndetësore, si dhe për autoritet e ndryshme që vizituan Gjirokastrën në ditë të mira dhe në ditë problematike. Avionët e shoqërisë  amerikane MAF në vitet ’90, përdorën këtë aeroport në funksion të riaktivizimit të linjës ajrore Tiranë-Gjirokastër-Korcë-Tiranë. Sipas vlerësimit të ekspertëve, kostoja për t’a kthyer Aeroportin e Gjirokastrës në gjendje funksionale sipas normave ndërkombëtare ICAO në bazë të studimit të specialistëve italianë të VSP, është rreth 5 milionë euro. Aeroporti sot ka një pistë me gjatësi 1250 m dhe gjeresi 100 m duke i shtuar kësaj edhe ambientet për parkimin e avioneve me përmasa 300 m gjatësi dhe 80 m gjeresi, si dhe një sipërfaqe prej 10.000 m2 të zonës përreth.

 

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ