Përgjimet italiane: Biznesi i Ramës me “Hakmarrjen”

3

Nga Arben Shahini

Kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare dhe krahu i djathtë i tij, Enver Dondollaku, për të kontrolluar të gjithë ekonominë e qytetit të Lushnjës përdornin të gjitha metodat, duke nisur me terrorin dhe duke bashkëpunuar me eksponentë të politikës së majtë, që ishte në pushtet dhe nëpërmjet tyre fitonin tenderat publikë. Në përgjimet e bisedave të tyre nga policia italiane, citohen emrat e shumë politikanëve të majtë shqiptarë dhe krahas emrit të deputetit të PS, Erion Braçe, figuron edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës, është kryer në orën 13:08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Në atë kohë, në mjaft gazeta dhe media vizive, kreu i Bashkisë së Tiranës akuzohej publikisht për, “ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’”. Edi Rama po kandidonte atëherë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë dhe ky fakt ka zgjuar edhe vëmendjen e dy krerëve të Bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, biseda telefonike të të cilëve janë përgjuar nga Prokuroria italiane.
Dondollaku, duke biseduar me Aldo Baren është shprehur se: “Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon ata të ‘Hakmarrjes’”. Hetuesit italianë kanë zbuluar se, “ata të Hakmarrjes” personifikonin anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja shqiptare për Drejtësi”. Kjo bandë kishte hyrë në konflikt me Bandën e Lushnjës në këtë periudhë për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës. Një konflikt që shkaktoi pesë viktima në të dyja krahët, dhe pikërisht për këtë qëllim Banda e Lushnjës ishte e vëmendshme ndaj lidhjeve që kishte Edi Rama me njerëzit e “Hakmarrjes”.
Sipas dosjes së policisë italiane, citimi për Edi Ramën është kryer gjatë bisedës mes Enver Dondollakut me Aldo Baren që ndodhej në Turqi dhe fliste me celularin me numër 0090/5369646988. Fillimisht, Dondollaku ka sinjalizuar “Profesorin”, nofka e Aldo Bares, për faktin se Forcat Speciale të Policisë ishin nisur në Tropojë, një informacion që mund të thoshte se banda nuk do të kishte ndonjë shqetësim në bazën e saj. Më pas, Dondollaku shton edhe lajmin për Edi Ramën që rrezikonte të humbte mandatin. Kjo mund të ketë lidhje me faktin, se ngritja e Komisionit Hetimor, Olldashi kishte për qëllim edhe verifikimin e shkeljeve të dyshuara të kryebashkiakut Rama, sidomos në ndërtimin e pallateve nga njerëzit e organizatës kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Këtë konflikt interesi mes bandave, duket se Enver Dondollaku e ka parë me interes t’ia transmetojë Aldo Bares.

Konflikti Aldo Bare-“Hakmarrja…”

Përplasja e Bandës së Lushnjës me organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” nisi që në pranverën e vitit 2002. Shkak u bë fitimi i tenderit prej 1.2 milionë dollarësh për pastrimin e qytetit të Lushnjës. Njerëzit e bandës së Bares dhe ata të “Hakmarrjes për Drejtësi”, që sipas përgjimeve të bisedave nga Prokuroria italiane përfaqësoheshin prej Roland Shytit, i mbiquajtur prej bandës “Mustaqekuqi”, kërkonin që të siguronin këtë fond të majmë me një afat 5-vjeçar. Pas presioneve ndaj krerëve të bashkisë, të dyja bandat u gjendën duke matur forcën me njëra-tjetrën. Ky konflikt i ashpër solli edhe 5 të vrarë dhe 6 të plagosur. Në telefonatën numër 161 të shkëputur nga dosja e Prokurorisë së Torinos, e kryer në datë 25 mars 2003, vihet re një tjetër detaj për këtë shqetësim të bandës për organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”. Dondollaku dhe Aldo Bare flasin për faktin që “Mustaqekuqi” (Roland Shyti) ,”kishte marrë një kapar prej 500 mijë eurosh për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës”. Fillimisht tenderi i pastrimit të qytetit u fitua nga firma që kishte pas saj njerëzit e “Hakmarrjes”. Por pas atentateve dhe vrasjeve nga të dyja krahët, tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës e fitoi një firmë që zyrtarisht nuk kishte lidhje me asnjë krah të bandave. Pronari i firmës që fitoi tenderin e pastrimit deklaroi atëherë në një intervistë se jo vetëm që ishte marrë peng dhe kërcënuar, por kishin tentuar edhe ta vrisnin në momentin që kishte dashur të tërhiqte këstet e mëtejshme të tenderit.

Biseda e regjistruar nga Prokuroria italiane

Pjesë e materialit hetimor për bisedën e zhvilluar mes Aldo Bares (Alfred Shkurtit) dhe Nallbanit: “Më datën 11 prill 2004, në orën 22:53, në numrin 338/8837418, në përdorim të Alxhi Nallbanit, i quajtur Xhili, u kap një telefonatë drejt numrit turk 0090/5442172483, në përdorim të Alfred Shkurtit. Gjatë bisedës, ky i fundit e pyet Alxhin nëse i ka përfunduar “punët”, Alxhi përgjigjet se ka bërë “diskutimet”, vazhdonte duke sqaruar se do të qëndronte në Itali edhe për dy ose tre ditë të tjera. Më pas i rrefen Shkurtit për udhëtimin në Gjermani të bërë me Renardo Nallbanin, i quajtur Nardi, duke sqaruar: “shkova për të blerë 2 kamionë, me një rrugë, dy punë, e ke të qartë?” Alxhi më pas i sqaron Shkurtit se në Itali jetohet shumë mirë, por ky i fundit i përgjigjet se “në Itali ka shumë shqiptarë dhe të duket sikur je në Tiranë”. Shkurti tregon se ka patur një shkëmbim fjalësh me bashkëqytetasin e tij i quajtur “doktori”, i cili po i linte mënjanë interesat e grupit të tyre, pra Alxhi replikon se në momentin e rikthimit në tokën shqiptare “do të merrej me doktorin”. Shkurti, gjithnjë në kuadër të dialogut të mësipërm, përsëriste nevojën, nga ana e organizatës, për të “siguruar” garën e tenderit për ndërtimin e autostradës Fier-Lushnjë. Në lidhje me këtë argument, biseda vazhdohej nga Nardi, i cili sqaronte se kishte folur me ish-gazetarin Braçe, eksponent i lartë në Partinë Socialiste, i cili i kishte treguar se gara e tenderit do të fitohej nga disa sipërmarrës të njohur nga ai. Biseda vazhdonte mbi projektin që kishte organizata kriminale, të bazuar në shtytjen nga deputeti socialist Braçe, me synimin për të fituar të drejtën ekskluzive të instalimit, mbi të gjithë rrjetin autostradal në diskutim, të disa distributorëve të benzinës të administruar direkt nga grupi kriminal”.

Përgjimi i Dondollakut: Rama ortak me Hakmarrjen për Drejtësi

Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare dhe krahu i djathtë i tij, Enver Dondollaku, për të kontrolluar të gjithë ekonominë e qytetit të Lushnjës përdornin të gjitha metodat, duke nisur me terrorin dhe duke bashkëpunuar me eksponentë të politikës së majtë që ishte në pushtet dhe nëpërmjet tyre fitonin tenderat publikë. Në përgjimet e bisedave të tyre nga policia italiane, citohen emrat e shumë politikanëve të majtë shqiptarë dhe krahas emrit të deputetit të PS, Erion Braçe, figuron edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS, Edi Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës, është kryer në orën 13:08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Në atë kohë në mjaft gazeta dhe media vizive, kreu i Bashkisë së Tiranës akuzohej publikisht për “ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Edi Rama po kandidonte atëherë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë dhe ky fakt ka zgjuar edhe vëmendjen e dy krerëve të bandës së Lushnjës Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, biseda telefonike të të cilëve janë përgjuar nga Prokuroria italiane.
Dondollaku, duke biseduar me Aldo Baren është shprehur se: “Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon ata të “Hakmarrjes”. Hetuesit italianë kanë zbuluar se, “ata të Hakmarrjes” personifikonin anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja shqiptare për Drejtësi”. Kjo bandë kishte hyrë në konflikt me bandën e Lushnjës në këtë periudhë për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës. Një konflikt që shkaktoi pesë viktima në të dyja krahët, dhe pikërisht për këtë qëllim banda e Lushnjës ishte e vëmendshme ndaj lidhjeve që kishte Edi Rama me njerëzit e “Hakmarrjes”.
Sipas dosjes së policisë italiane, citimi për Edi Ramën është kryer gjatë bisedës mes Enver Dondollakut me Aldo Baren që ndodhej në Turqi dhe fliste me celularin me numër 0090/5369646988. Fillimisht, Dondollaku ka sinjalizuar “Profesorin”, nofka e Aldo Bares, për faktin se forcat speciale të policisë ishin nisur në Tropojë, një informacion që mund të thoshte se banda nuk do të kishte ndonjë shqetësim në bazën e saj. Më pas, Dondollaku shton edhe lajmin për Edi Ramën që rrezikonte të humbte mandatin. Kjo mund të ketë lidhje me faktin, se ngritja e Komisionit Hetimor Olldashi kishte për qëllim edhe verifikimin e shkeljeve të dyshuara të kryebashkiakut Rama, sidomos në ndërtimin e pallateve nga njerëzit e organizatës kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Këtë konflikt interesi mes bandave, duket se Enver Dondollaku e ka parë me interes t’ia transmetojë Aldo Bares.

Hetimet nga Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës

Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës së Kuesturës së Torinos në vitin 2003 ka hapur dosjen me emrin e koduar “Bijoux 2” (Bizhu 2) kundër bandës së Lushnjes, për shkak se shumë element të kësaj bande operonin me qëllime kriminale në territorin e shtetit Italian. Afërmendsh një nga metodat kryesore që policia gjyqësore italiane përdor për të hetuar dhe gjetur fakte e prova për dosjen kriminale është përgjimi i bisedave telefonike mes të dyshuarve. Në rastin tonë të dyshuarit kryesorë janë Alfred Shkurtit, përndryshe Aldo Bare dhe krahu i tij i djathtë Enveri Dondollaku i njohur me nofkën “Goni”. Ky fundit përdorte numrin e celularit 350642073479560 për të kontaktuar dhe akorduar pazare me shefin e tij, Aldo Bare.
Prej interceptimeve të policisë italiane kuptohet vetiu se kreu i bandës së Lushnjës dhe krahu i djathtë  Dondollaku edhe pse ishin larg Shqipërisë (i pari në Turqi dhe tjetri në Itali) përdornin të gjitha mjetet dhe metodat për të menaxhuar ekonominë e qytetin e Lushnjes duke lidhur “miqësi” me eksponentë të politikës lokale dhe figura të larta të Partisë Socialiste, që ishte në pushtet dhe në saj të tyre gllabëronin tenderët publikë. Në interceptimet telefonike policia italiane konstaton në materialin e mbledhur prej 430  shpeshtësinë e emrave të shumë politikanëve të majtë shqiptarë në Pushtet. Krahas emrit recidiv të deputetit të PS-së, Erjon Braçe, figuron sefte edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edvin Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës është e cikluar si e 145-ta dhe është kryer në orën 13.08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi pa shih pa shih diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi.  Fokusimi i komisionit hetimor përqendrohet tek ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit afër organizatës terroriste “Hakmarrjes për Drejtësi, të drejtuar nga bijtë e Haredin Shyti-t, Zv/Ministri i Sigurimit gjatë viteve në 90.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ