Dilni se po vjen Vangjeli !

3

Atë ditë që u çorr gjeli
dilni se po vjen Vangjeli
ndritën lugët, llampsën pjatat,
çelën kumbullat, lofatat.
Sokëllin Spiro Dhjamandi:
«Kallos erthes, komandandi!»

Remua me pirun në dorë,
ha e pi siç do tradita,
dhe shpreson që deputeti,
të premtojë ujë edhe drita.
Brohorasin pleq e plaka,
ligjëron vetë Nasho Naka.

Kërcet vera, valon pija,
se ka festën LSI – ija,
sa u ka hije kuvendi
aty ku vidhej korenti.
«Bjerrna mishin or ti çuni!»
Ja merr këngës Andon Tuni.

Rrëmben thikën Kristaq Xhaj,
përmbi tortën e partisë.
Hajde Vangjel të ta mbaj,
mos bësh pandallonat pis!
Na rroftë qyli, dreka, darka!
Ngrë dolli dhe Harry Barka

Flet Vangjeli për fushatën:
Dritë e flakë ta bëni natën!
Trimat i rrahin pëllëmbët,
nga inati shtrëngojnë dhëmbët.
Nga sufllaqet shpërthen tymi:
Na rrofsh gjatë, sa Babë Myslimi!

Deputeti heq xhaketën,
nis një vallë palikari.
Sa të kemi Ilir Metën,
nga ne do peshojë kandari!
Iso mban «hajdutërija»,
Eh, ku ka si LSI – ja!…

Arqile Garo,
Janninë, shkurt 2017

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ