Në shesh deri në zgjedhje të lira e të ndershme

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon si nje i ri per te ardhmen e vendit dhe te zgjedh pergjegjesinë time. Unë do të qëndroj në shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme. Është e drejta ime themelore per demokracine dhe qytetarët anembane Shqiperise të vendosin për fatet e tyre, të lirë nga dhuna dhe trysnia e mediave te blera qe donin te na prishnin protesten paqesore. Qeveria e sotme është e kapur nga droga dhe krimi dhe kërkon të mbajë zgjedhje duke blere dhe manipuluar procesin e zgjedhjeve më 18 qershor. Vetem një qeveri teknike mund të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ngrihemi bashkë per nje Shqiperi Europiane duke e kthyer timonin e anijes nga Perendimi sic e thot Lideri ynë me fryme perendimore Lulzim Basha!

Nga Arlind Durmishi, anëtar i kryesisë së FRPD-Përmet.

 

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ