IN MEMORIAM/ Kush ishin studentet e greves ne shkurt te 1991 ne universitetin e Gjirokastres qe u sulmuan nga “Vullnetaret e Enverit”?

Si sot, 26 vjet më parë më 22 shkurt 1991 studentët e Universitetit të Gjirokastres (Instituti i Larte Pedagogjik ne ate kohe), u sulmuan dhunshem nga turrmat e terbuara te Vullnetareve te Enverit gjate kohes qe po zhvillonin bisedime me perfaqesuesen e Ministrise se Arsimit, zj. Makbule Ceco, (ish drejtoershe drejtorie e arsimit te larte) per plotesimin e kerkesave te tyre, si kusht per tu rrikthyer në ndjekje të procesit mësimor .
Një dite me pare me 21 shkurt,nen shembullin e studenteve te Tiranes, edhe studentet e gjirokastres hoqen nga holli i universitetit bustin e Diktatorit E.Hoxha! Vullnetaret e Enverit te organizuar nga Partia e Punes dhe Sigurimi i Shtetit pasi rahen studentet, shkateruan stendat, biblioteken e laboratoret, gjeten ne nje bodrum bustin e demtuar të Diktatorit dhe e rivendosen përseri ne holl!
Qe prej 12 shkurtit 1991, studentet e Gjirokastres bojkotuan mesimin dhe u angazhuan ne nje greve ne amfitetatrin e Universitetit deri ne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike, administrative dhe politike…
Pothuajse te vetem, te izoluar nga komunikimi me Tiranen dhe me mediat, te rrethuar nga organet e ushtrise dhe te sigurimit te shtetit, te shantazhuar dhe kercenuar tek e tek dhe te gjithe se bashku per te hequr dore nga greva dhe manifestimet publike, por te inkurajuar nga dashuria per liri, te frymezuar nga manifestimet madheshtore te studenteve te Tiranes, te mbeshtetur nga nje grup i vogel pedagogesh e qytetaresh te Gjirokastres e rrethinave ata nuk u ndalen per asnje cast!
Rrëzimi i monumentit te Diktatorit ne Tirane me 20 shkurt, ndodhi fiks ne kohen kur studentet e pare të Gjirokastrës sapo kishin hyre ne salle per te filluar greven e tyre te urise jo vetem per solidarizim me greven e urise se studenteve te Tiranes, por edhe per plotesimin teresor te kerkesave te tyre!
Me specifikisht kerkesat e tyre pervec permiresimit te kushteve te jeteses ne konviktet dhe mjediset e mesimdhenies ishin edhe kërkesat politike:
“-solidarizim deri ne plotesimin tërësor të kërkesave të studenteve të Tiranës (sidomos kerkesa per heqjen e emrit te Diktatorit nga Universiteti i TR) -bërja shtepi muze e shtepise se Kadarese dhe Çabejt -depolitizimi i shkolles… – unifikimi i diplomes ne deget analoge me ato te Universitetit te Tiranes, -krijimi i shoqates se studenteve jashte Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise -Ripranimi ne universitet i studenteve te perjashtuar te cilit kishin tentuar te kalonin kufirin me Greqine. Ardhja ne takim e Ministrit te Arsimit per te biseduar kerkesat e Peticionit! etj.
Tre studente te Gjirokastres u derguan ne Tirane per te shprehur solidarizimin me greven e studentëve të UT, të shoqeruar nga një pedagog. Pedagogu u vendos nga grupi organizator ti shoqëronte, pasi një ditë më parë agjentë te sigurimit te shtetit i zbriten nga autobuzi ne vendin e quajtur Uji i Ftohte, Tepelene dhe i kthyen sërish në Gjirokastër. Pas tre ditësh ata u kthyen nga Tirana me nje thirrje qe Komisioni Organizator i Greves i adresonte studenteve te Gjirokastres!
Ja teksti i plote:
Vëllezer dhe motra studentë te ILP (Instituti i Larte Pedagogjik)
Ështe detyre morale e cdo shqiptari të luftojë për të mirën e demokracise në Shqiperi. Ju lutemi na perkrahni në levizjen tonë. Ne jemi me ju, por dhe ju të jeni me ne! Kerkesa jone të jetë dhe juaja! Grupi organizator i grevës. ps.duhet te organizohemi.”
Firmosur nga: Ilir Dizdari, Ridvan Peshkepia, Arben Lika.
Perfaqesuesit e studenteve te Gjirokastres qe shkuan ne Tirane dhe sollen edhe mesazhin ishin:
1.Dhimiter Muka (pedagog), 2. Ardian Halili, 3. Besnik Kotorri 4. Pellumb Sadiku.
Duke ju referuar disa fleteve te zverdhura te procesverbaleve te greves te cilat kam mundur te shpetoj pas shkaterimit qe Vullnetaret e Enverit i bene dhomes sime, po publikoj emrat e studenteve kryesore, pra te atyre qe munda te gjej ne keto flete, dhe duke i ftuar miqte e mi, protagoniste te atyre viteve ta shtojne kete liste me emra te tjere dhe kujtime nese kane…
Lista e pare ka emrat e studenteve qe u zgjodhen me votim te hapur si drejtues te Shoqates se Studenteve e cila do te ishte jashte BRPSH.
1.Gezim Basha Kryetar 2.Celo Hoxha 3.Ferdinant Mece 4.Pellumb Sadiku 5.Leonard Mehmeti 6.Enriketa Shtrepi 7.Olsi Abazi 8.Panorea Flenxuri 9.Juxhin Shazivari 10.Genc Halili 11.Astrit Takaj 12.Altin Paceli 13.Edlira Gjolli 14.Xhevit Hysi 15.Arben Kosta 16.Altin Sinella 17.Auron Ferro 18.Ilir Nanaj 19.Ardian Spahiu 20.Artan Ciraku 21.Roland Bejko
Studentet qe ishin shume aktive ne organizimin dhe drejtimin e greves qe nga dita e pare ne te fundit;
1.Loreta Lifo 2.Artur Bego 3.Besnik Kotorri 4.Ismail Hoxha 5.Andrea Çipa 6.Ledio Xhani 7.Anila Hodo 8.Irena Shkurti 9.Arian Llaziku 10.Aleksander Leka 11.Panorea Frenxuri 12.Enkela Ramusaqo 13.Xhemil Biraci 14.Jordan Deda 15.Elidon Prifti 16.Edmond Cati 17.Afroviti Lili 18.Etleva Cabej 19.Tani Halili 20.Manjola Lili, 21.Gentian Cocoli etj, etj.
Pedagoget (pa te cilet veshtire se do zgjaste qofte edhe dy dite kjo greve)
1.Syrja Barci 2.Rexhep Shkurti 3.Edmond Stamati 4.Dhimiter Muka 5.Harallamb Miconi 6.Mersin Shena
Pedagoget qe kishin shprehur mbeshtetje, por qe mernin pjese parcjalisht ne seancat e greves:
1.Sotiraq Hroni 2.Sadik Bejko 3.Gjergj Cuni 4.Piro Loli 5.Thimio Peci etj
Shenim: Te nderuar miq, protagoniste te atyre ngjarjeve, keto ishin emrat qe une munda te kujtoja mbeshtetur mbi dokumentat qe kam. Nese kam haruar dike qe ka qene protagonist, i kerkoj ndjese, dhe ju lutem ma thoni.
Respektet me te medha per te gjithe protagonistet e asaj kohe te veshtire, te vrullshme, historike! Shumicen prej tyre nuk i kam pare qe nga ajo kohe! Me keqardhje me duhet te them se disa prej tyre nuk jetojne me!
Eshte hera e pare ne 26 vjet qe mire apo keq, dikush publikon dicka per kontributin e tyre sado modest ne shembjen e diktatures me te eger te lindjes komuniste! Ata u gjenden ne vendin e duhur, ne kohen e duhur dhe me ndergjegje bene aktin e duhur!
Sot ata jane prinder, femijet e tyre duhet të ndihen krenare per prinderit e tyre!
Respekt dhe mall per ta !!!!!!
Protagonistet qe do ta lexojne, ju lutem ta shperndajne per tu pare edhe nga te tjeret qe nuk jane ne listen e miqve te mi.
Roland Bejko
SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ