Skandal/Zv ministrja e arsimit, politizon takimin me maturantët gjirokastritë

3

LSI shquhet për spekulime politike aq më tepër kur kanë një peshë më të rëndë dhe ndërmerren nga funksionarë të lartë qeveritarë. Precedenti i sotëm, ka thyer cdo parashikim dhe rekord saqë askush nga qeveritë e mëparshme nuk ka guxuar të përdorë politikisht parauniversitarët. Zv ministrja e Arsimit Nora Malaj, ka shkelur sot, me vetdije të plotë, pavarësinë institucionale të digasterit ku është vetë numër 2, duke personifikuar takimin me maturantët nën siglën e LSI. Takimi i sotëm, ishte planifikuar të mbahej me një pjesmarrje shumë të madhe nga maturantë të shkollave të mesme të Gjirokastrës, por janë zhgënjyer me numrin e paktë të tyre cka u kompensua nga organizatorët me pjesmarrje të gjinive, profesionave dhe moshave të tjera mjaftojnë që të besojnë tek idealet “morale” të LSI.  Ata pak maturantë të pranishëm në takim, janë gjendur përballë me faktin e kryer, të një manifesti politik dhe slloganin e LSI në banerin pas krahëve të Norës së Arsimit “LSI, një shans për maturantët”. Mjaft prej maturantëve, kanë thyer heshtjen dhe kanë denoncuar politizimin e këtij takimi nga LSI dhe për Jugunews.net, kanë shprehur frikën se nëse dalin publikisht, ndëshkimi i tyre për këtë qëndrim, mund t’i kushtojë ambiciet për arsimin e lartë. Në këtë takim, ishin planifikuar edhe shpërndarja e teserave të anëtarësisë të maturantëve “en block”, por dështoi pasi dëshira e atyre pak maturantëve që ishin në këtë takim, ishin ose të pa interesuar rreth orjentimit politik, ose pjesë e FRPD ose e FRESSH por një fakt ka qenë i pamohueshëm, ata kurrë nuk pranuan sot të bëheshin me turp për herë të dytë nëse do të merrnin në dorë, një teser ngjyrë kuqe.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ