A e di ambasadori Lu se kush eshte Fatmir Xhafaj?

3

Nga Armand Maho

Fatmir Xhafaj do emerohej si hetues ne Kruje ne vitin 1984. Ishte 25 vjec dhe dy vjet me pare ishte perzgjedhur nga organizata e Rinise per t’i derguar lule diktatorit, ne nje nga paradat e 1 majit. Natyrisht pasi ishte testuar per besnikerine ndaj partise. Caktimi i tij ne nje vend te mbushur me “reaksionare” dhe ” kulake” duket qe ska qene dhe aq i rastesishem. Fatmiri ishte piketuar nga regjimi si nje i ri i devotshem, dhe besnik ndaj figures se diktatorit. Rasti per te treguar devotshmerine e tij do i vinte vetem pas nje viti. Shtate te rinj rreth te 20-ave mesohet se kishin ngritur dolli ne nje lokal te Krujes ne diten e vdekjes se Enver Hoxhes. Njeri prej tyre i kish spiunuar dhe Prokurori i Krujes, Idajet Beqiri ja jep ceshtjen per ta ndjekur Fatmir Xhafes dhe Kujtim Lulos. Kaq u desh qe ndaj te pakten 6 te rinjve mes tyre dhe Arben Duka te binin pre e egersise se hetuesit te ri. Te gjithe tregojne se me aktiv ishte Fatmir Xhafa, ndersa prokurori tjeter pergjithesisht mbante shenime! Ne nje interviste qe realizova me te motren e te ndjerit ( ka vdekur pas viteve 2000) Arben Duka, me tregonte per tmerre nga me ndryshmet qe kish hequr u vellai, por dhe te tjere. Nje prej tyre, do vriste veten pasi e kishin torturuar prej tre ditesh dhe me pas e kishin liruar me qellim qe ta mbanin nen vezhgim. Ne arsenalin e tij hetuesi i ri preferonte shkuljen e dhembeve me dare por edhe vendosjen e vezeve te nxehta poshte sqetulla, te aplikuar rendom nga nazistet. Dhe Xhafaj nuk ishte ndalur me kaq, por kish torturuar, plackitur deri tek rrobat e trupit, pergjuat dhe perndjekur edhe te aferm te tyre ” Me godiste me grushta, me pickonte ku te mundte, me kerkesat nga me absurdet. Kerkonte t’i tregoja se ku i kishim florinjte” me thoshte Valbona me zerin qe i dridhej nga ana tjeter e telefonit. Ne fakt ne vitin 1985-1986, nuk e dime se cfare florinjsh kerkonte atemot Ministri i Brendshem. Si perfundim per te mos e zgjatur, familja e Arben Dukes ndahet me dysh. E ema dhe i ati internohen. Tre femjet, 18-14 dhe 11 vjec lihen vetem ne shtepi, ndersa Arbeni denohet me 19 vjet burg. Babai i tij nje dite pas internimit ne 19 maj 1986 vdes nga deshperimi!
Kjo eshte vetem nje pjese e dosjes se Fatmir Xhafes! Ne CV e tij, ka preferuar te thote se pergjate viteve 80-te ka punuar jurist! Por ne ate kohe ka pasur vetem prokurore, hetues ose gjyqtare. Dhe Xhafaj nuk ka qene nje nga ata qe ky zanat “i kish zene deren”, sepse ka pasur dhe hetues te meshirshem apo prokurore qe kishin kuptuar djallezine e pameshirshme te diktatures! jo ai kish qellime te qarta. Ai kerkonte te binte ne sy me devotshmerine e tij duke shkaterruar jeten e te tjereve. Sot ky eshte propozuar si Minister i Brendshem i ketij vendi.
E bera te gjithe kete ekspoze sepse degjova ambasadorin amerikan te fliste per Xhafen, duke i premtuar atij mbeshtetje pasi ka pasur ” eksperience te mire gjate hartimit te reformes per drejtesi”! Por ambasadori amerikan duhet ta dije, se Fatmir Xhafaj do reagonte ne te njejten menyre mos me keq ne rast se aso kohe do kapte ndonjerin prej nesh duke degjuar Zerin e Amerikes, apo duke shprehur ndonje fjale te mire per vendin e lirise qe ai perfaqeson. Te flisje mire per ameriken ishte si te gezoheshe per vdekjen e diktatorit. Denoheshe nga ligji per agjitacion e propagande kunder pushtetit! Ne rast se ambasadori nuk e di, po i themi se Fatmir Xhafaj eshte nga ai soj komunistesh prej te cileve paraardhesit e tij lane vendin e tyre per te shkuar drejt amerikes! A nuk eshte ironike qe ky njeri te beje nje ligj ku kontrollohet integriteti moral i 850 prokuroreve dhe gjykatesve te ketij vendi, dhe kete ta beje ne emer te lirise, drejtesise dhe mbeshtetjes amerikane?! Me cfare morali! Si mund ti kerkohet llogari zbatuesve te ligjit te ketij vendi nga sherbetore te diktaturave te ketij kalibri. Viktimat e tij jane ende gjalle, i kane ende te fresketa torturat!. Te perndjekurit e ketij vendi nuk kane marre ende demshperblimin moral per ate qe kane hequr! Gjithsesi ata kane qendruar ne lartesine e tyre, nuk kane kerkuar hakmarrje personale megjithese kishin te drejten e zotit per ta bere kete. Kane shpresuar se kete moral do ja vere ne vend shteti i tyre, por dhe me ndihmen e madhe te vendit te lirive dhe demokracise. Armikut numer nje te rregjimeve diktatoriale, dhe sidomos atyre komuniste. Vendit te Reaganit te madh, qe shembi lindjen komuniste. Por te shohin se drejtesia ngelet serish ne dore te tyre, dhe ish xhelati i djeshem sot vesh petkun e ministrit, merr flamurin e drejtesise nderkohe qe duhej te ishte flakur tej, kjo eshte e tepert!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ