VIDEO/Zjarrin kutive të votimit ne 18 qershor

Tepelena ndez shkëndinë e parë kundër qeverisë Rama. Sinjali vjen nga një fshat i cili në vitet e para të diktaturës, e kundërshtoi atë me forcë. Bëhet fjalë për fshatin Zhapokikë, pjesë e Bashkisë së madhe të Memaliajt. Banorët e këtij fshati në rrethin e Tepelenës, do të bojkotojnë zgjedhjet e 18 qershorit, nëse nuk rregullohet rruga në drejtim të fshatit të tyre. Dhjetëra banorë të këtij fshati malor që shtrihet në veri të Tepelenës, po protestojnë duke bllokuar rrugën sekondare që lidh Njësinë Administrative Luftinjë me fshatin. Ata betohen se nuk do të pranojnë asnjë politikan të majtë apo kandidatët për deputetë të PS në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria Rama sipas tyre, është gënjeshtare dhe as nuk do t’ia dijë fare për banorët e këtij fshati. Ky fshat numëron sot 1100 banorë prej të cilëve 800 votues. Për Jugunews.net protestuesit kanë kërcënuar edhe me djegijen e kutive të votimit të 18 qershorit nëse ato do të guxojnë të hyjnë në fshat.

Zhapokika, ndodhet në Bashkinë e madhe të Memaliajt dhe është larg saj vetëm 8 km. Ajo ka një epërsi të qartë gjeografike në raport me fshatrat e tjerë, pasi ka një shtrirje të gjerë dhe me mot pa lagështi. Banorët e këtushëm, merren kryesisht me bujqësi dhe një pjesë e mirë e tyre, punojnë sezonal në Greqi. Dikur, mjaft nga këta banorë, kanë punuar në minierën e qymyrgurit gati 4 km larg.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ