1 Prilli nga Jorgos Souris

3

NJE PRILLI
Jorgos Souris

Vendosi bota të ndrrojë rrugë, të vijë në udhë të zotit,
të falë, të dashurojë me zjarr, e vrasje më s’ do ketë,
ministrat nuk do vjedhin më, si burrat e qëmotit,
politikanët s’ do mashtrojnë, ç’ të thonë është e vërtetë.
Të dojë njeriu mbarësinë, të mirën e komshiut,
nga vrimë e çelsit mos përgjojë ç’ i ndodh atij derziut.

Të gjitha çiftet të jetojnë besnikë, të dashuruar,
dhe gruas vetëm burrë i saj t’ i dalë e t’ i teprojë,
e kur shikon buzëkuqëra mos bëjë si e tërbuar,
modë e fustanëra me bisht as mos i zërë në gojë.
Të venë të gjitha urtë e butë, të ëmbëla sheqer,
e të kalojnë si në parajsë, pa britma, zënka, sherr.

Pa të pushojnë dhe luftërat, e të harrohet gjaku,
dhe i fuqishmi të mos hype mbi xverk të fukarait,
mileti frikën mos ja ketë asnjë biçim oxhaku,
dhe Edi Rama me Salinë të jenë shkuar vëllait.
As deputetët mos kërkojnë ryshfet për emërime,
dhe LSI – ja mos mendojë të vjedhë më… në votime.

Në djall të vënë ligjvënësit, në djall dhe Kushtetuta,
mos të të zërë syri në rrugë policë e tatimore,
e po të ketë ndonjë të marrë, të mos lëshojë batuta,
edhe Kristaqi dora vetë të shesi akullore.
Lushi t’ i rrijë Antigonesë te koka me kimet,
dhe Vaso Çuklla si më parë të mbetet thjesht, poet.

Të shkruajë në editorial vetë kapetan Mastóra,
e të vijë konsull në Janinë ai, Jani Kosta – Jani,
dhe Zisua kryepeshkop, hë!… më të lumtë dora,
nga Gjermania president le të na vijë Arjani.
Perime në tregun fshatar të shesin gazetarët,
dhe doganierët varfanjakë… sa të të zërë të qarët.

Sandri të vejë në fshat të tij e të kullosë cangadhe,
e mullixhi në Goranxi le të punojë Vangjeli,
Spirua prapë në Parlament e me tupé të madhe,
të kapardiset e t’ i thonë: ”kofini pas të vjeli!..”
Sala do dali në pension, atdheut i bën nder,
e unë të mbetem mu siç jam… një multimiliarder.

Prill 1882

Shqipëroi dhe pruri në kohë: Arqile Garo
Janninë, mars 2014

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ