FOTO/Shkulet administrata për takimin e Ramës në Gjirokastër

3

Rama ka shkulur gjithë administratën e Qarkut të Gjirokastrës, për të mbushur shkallët e Odeonit Koncertor.

Për këtë, u kishte dhënë detyra krerëve të bashkive socialiste në qark, që të organizojnë ardhjen e administratës bashkiake dhe të institucioneve të tjera për të mbushur hapësirën prej 400 vendesh të odeonit të qytetit.

Katër autobuzë nga Tepelena, po kaq nga Përmeti e Këlcyra, si dhe forgunë të mbushur me të rinj nga qytete të tjera si Vlora, Tirana, Selenica, Patosi e Fieri, kanë mbërritur në mëngjes në vigjilje për të mbushur odeonin. Punonjës të administratës janë shkulur me detyrim, për të marrë pjesë në takimin që u mbajt mesditën e sotme në Gjirokastër duke u marrë mungesat nga ana e drejtuesve të institucioneve.

Nga ana tjetër, trafiku ka qenë i bllokuar për aq kohë sa ka qëndruar Rama në zonën e sipërme të qytetit të Gjirokastrës, duke krijuar konfuzion në lëvizje.

Administrata shtetërore, nuk ka qenë kurrë kaq e përdorur politikisht nga ndonjë kryeministër sa Rama dhe kjo në fakt, ka efektin e vet, pasi tashmë Rama po numëron ditët e tij në krye të qeverisë pasi pas datës 18 qershor, i humbet legjitimiteti si kryeministër dhe kësisoj, kërkon të përdorë gjithcka të mundshme që të fitojë një mandat ilegal përmes një palë zgjedhje pa pjesmarrjen e opozitës.

Në foto pamje të furgonëve dhe autobuzave të mbërritur në Gjirokastër, nga Tepelena, Përmeti, Vlora, Selenica, Patosi, Fieri.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ