Rama braktiset nga të rinjtë, mbledh pleq që dremisin në shkallët e Odeonit

Edi Rama ka organizuar një takim sot me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë. Takimi ishte planifikuar të mbahej në sheshin brenda kështjellës së qytetit, por kur kanë parë se nuk mbushej, organizatorët gjykuan që odeoni në Pazarin Karakteristik, ishte ideal për përmbushjen e boshllëqeve dhe egzaltimit që do të përjetonte Rama. Dhe në fakt kështu ndodhi.

Odeoni, ka mbledhur në pamje të parë të rinj e të reja që votojnë për herë të parë, por fotografitë e postuara nga pjesëmarrës në takim apo dhe nga protagonistët, tradhtojnë qëllimin për të cilën u mblodhën njerëzit sot në odeon.

Ata që do të votojnë  për herë të parë në këtë vit zgjedhor, për organizatorët, janë këta dy të moshaur, që janë munduar nga zona e Dropullit për të parë liderin socialist. Nuk dihet nëse halli i ka cuar këta pensionistë në Gjirokastër për të dëgjuar xhevahiret e Ramës, por njëri prej tyre, mesa duket aq shumë i ka pëlqyer Rama, saqë e ka zënë gjumi.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ