Shpërthen Lad Kosta, Edi Rama thurri intrigë ndaj meje

3

Ish deputeti socialist i Qarkut të Gjirokastrës Vladimir Kosta, ka akuzuar Edi Ramën si intrigant për moskandidimin e tij për deputet. Sipas Kostës, Rama sajoi një intrigë ndaj tij, që mos ta rikandidonte për deputet. Vetë Rama, ka poshtëruar 27 deputetë socialistë të cilët nuk i rikandidoi-shprehet Kosta.

Për Kostën, partia e Ramës është parti e drejtorëve.

Komentin Kosta, e ka bërë në statusin e Ben Blushit para pak minutave.

Teksti i plotë i komentit të Vladimir Kostës.

 

Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.

Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie !

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ