Qazim Shemaj iku, liriku i rrallë, nuk jeton më

3

Nga Gëzim Basha

Sa here verbit Shqip i rrallohen levruesit e tij te njemendte, mua me vjen nder mend nje strofe nga Petrit Ruka, shkruar si reagim emocional per vdekjen e Lazgushit, tre dekada me pare,
Pen’ e tij–rreze dielli,
Ra prej dores mjeshterore,
Ngriu fluturim mes qiellit,
Mjelme e fjales Arberore!
Me eshte kujtuar kjo strofe kur iken Frederik Rreshpja, Dhori Qiriazi, Dritero Agolli, mu kujtua edhe diten kur mora lajmin pikellues se Qazim Shemaj iku ne shoqerine e tyre.
Perhere kam menduar se nuk mund te kete Histori te Letersise Moderne Shqipe pa mare ne vemendje te hollesishme forcen centrifugale te Grupit Letrar Tepelenas; nuk mund te kete Antologji te Lirikes Shqiptare pa i lene nje vend te merituar Qazim Shemajt.
Ne vjeshten e vitit 1990, ne zyren e nje mikut tone te perbashket, poetit dhe gazetarit Aleksander Cipa, ne nje mbasdite me shi te rrembyer Gjirokastre, Qazim, me intonimin e tij mahnites, na recitoi disa nga lirikat e tij te fundit.
Ja dy prej tyre.

* * *

Egrushe te bukura ishin te gjitha
Ato qe s’me deshen mua asnjehere
Dhe engjej, dhe djaj, dhe teper te brishta
Ato qe s’me deshen mua asnjehere.

Shpirtin s’ma njohen por une i cmova
Ato qe s’me deshen mua asnjehere
Me guret e cmuar te shpirtit s’qellova
Ato qe s’me deshen mua asnjehere

Se c’kishin dicka prej qelqi, prej loti
Ato qe s’me deshen mua asnjehere
Ah, miket qe keni, i ruajte Zoti
Ato qe s’me deshen mua asnjehere !

SARANDA

-akuarel-

Si thele nerenxe shfaqet ne muzg,
Ne formen e buzes.

Te jesh det dhe ta puthesh!

Redaksia e Jugunews.net i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe merr pjesë në hidhërim.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ