Bushati: U ngrys me turp parlamenti i trafikantëve të prostitucionit dhe drogës

3

Përfundimi i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë mesditën e sotme, nuk ka kaluar pa u komentuar nga shumë politikanë të opozitës kryessht në formë ironie.

Një koment të goditur për këtë ngjarje, ka bërë edhe Endira Bushati, nga Departamenti i Administratës Publike në PD.

Zonja Bushati si një juriste me përvojë dhe ish kryetare e AMA, mes disa rreshtave, ka përcjellë epilogun e këtij parlamenti i cili sipas saj, ligjet u miratuan nga trafikantë të drogës dhe prostitucionit.

Postimi i plotë në FCB i zonjës Bushati.

 

U mbyll Legjislatura më e ndritur e Parlamentit Shqiptar….

Aty, që në fillim, na u premtua se “nuk kishim parë asgjë akoma”….

Dhe në fakt, nuk na zhgënjyen…

Pamë, se si, ligjet, u miratuan me duart e trafikantëve të drogës e prostitucionit…

Pamë, se si, po këta trafikantë u shndërruan në Etërit Themelues të Kushtetutës sonë të re….

Pamë, se si, një deputet akuzoi Kryetarin e Kuvendit që kishte paguar për ta vrarë…

Pamë, se si, avionët me drogë “u zvogëluan” në mushkonja….

Pamë e duruam çiftin Rama-Meta, në një pazar të vazhdueshëm, mes kërcënimesh, flirtesh, drekash e darkash….

Pamë, se si, kandidati i Ramës për burg, u ngjit i ngrysur drejt Presidencës….

Dhe sot pamë dhe Metën që përmbylli këtë Legjislaturë, me sukses e reforma “që askush nuk kishte guxuar as t’i imagjinonte këto 25 vjet”…..

Dhe…Rama na komunikoi sot rezultatin e zgjedhjeve….

Rroftë Enver Hoxha!

Rroftë Sigurimi i Shtetit!

Rrofshin kriminelët, bijtë e tyre!

Rrofshin dhe injorantët, fatkeqësia e vërtetë e këtij vendi!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ