Zëdhënësi i Bashkisë Tepelenë, i dënuar për vjedhje, ofendon dhe kërcënon Jugunews.net

Zëdhënësi i Bashkisë së Tepelenës, Aleksandër Toti, guxon të ofendojë, kërcënojë dhe përdorë fjalë rrugacërror ndaj Jugunews.

Personi në fjalë, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Shkalla e Parë e Gjyqësorit në Gjirokastër.

Për gjithkënd që është kurreshtar, duhet të mësojë se Toti, prej një viti, mban postin e zëdhënësit të shtypit në Bashkinë e Tepelenës pavarësisht se është i dënuar me vendim të formës së prerë për vjedhje madje edhe duke e pranuar edhe vetë aktin e kryer më 11 maj 2014 dhe i arrestuar nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më pas pikërisht më 15 maj 2014.

Toti ka vjedhur varësen flori të zonjës Flutura Zhapa ngjarje kjo e ndodhur në një rrugë dytësore në lagjen Varrosh.

Jugunews.net po e risjell edhe një herë për dijeni të lexuesve, kopjen e vendimit të shkallës së parë të gjyqësorit, ku gjyqtari Pëllumb Vehbi, ka dhënë kundrejt Aleksandër Totit 4 muaj burg, por realisht, masa e dënimit i është ulur me 2 muaj, pasi vetë zëdhënësi I Bashkisë së Tepelenës, pranoi para trupit gjykues, autorësinë e aktit të dënueshëm. Më poshtë keni mundësi të shikoni, vendimin e plotë që ka dhënë gjyqtari Pëllumb Vehbi, ndaj Aleksandër Totit që mban datën 7 korrik 2014.

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, asnjë punonjës apo funksionar, nuk duhet të jetë pjesë e administratës publike nëse rezulton i dënuar për cështje penale.

Ndërkohë që Toti, është i dënuar dhe ka pranuar madje në sallën e gjyqit aktin e turpshëm.

Me këtë rast, po i vijmë në ndihmë edhe Prokurorisë së Përgjithshme për të dëbuar nga radhët e administratës, një person të dënuar me vendim të formës së prerë për vjedhje.

Jemi kurreshtar të dimë, se cfarë ka plotësuar në deklaratën e dekriminalizimit Aleksandër Toti dhe e ftojmë që gjithcka që është shkruar këtu, ta kundërshtojë me argumenta ligjore dhe me prova, në të kundërt, Jugunews.net qysh nesër rezervon të drejtën t’i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për rastin në fjalë me qëllim, pastrimin e administratës publike, nga elementë të tillë të rrezikshëm dhe me kredite kriminale.

Më poshtë vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër që e ka dënuar Aleksander Totin me 4 muaj burg për vjedhje, akt ky i pranuar vetë nga zëdhënësi i Bashkisë së Tepelenës.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ