VIDEO/Liqeni i Viroit në ditët e veta më të errëta

Në të gjithë historinë e egzistencës së vet, Liqeni i Viroit, nuk ka qenë ndonjëherë më i papastër se sot.

Prezenca e ligatinave (bimësia) nën dhe mbi sipërfaqe të tij, përvecse dëmton sistemin e rrjedhjes së ujit, favorizon edhe grumbullimin e mbetjeve të ndryshme. Mbeturina kryesisht ambalazh dhe ato plastike, po shumohen përditë, aq sa janë kthyer në objekt shqetësimi edhe për dashamirësit e notit. Disa nxënës të shkollave 9-vjecare në qytet, nisur nga ditët e nxehta gjatë kësaj jave, dëshironin të laheshin në ujërat e këtij liqeni, por kur kanë parë nga afër situatën në të cilën ndodhet, ndërruan mendje.

Duke qenë se ndodhet brenda territorit të Bashkisë, mendohej se ky aset natyror, do të ishte nën administrimin e saj e për rrjedhojë edhe përkujdesja. Mirëpo drejtori i Agjencisë së Bujqësisë, Veterinarisë dhe Mjedisit në Bashkinë e Gjirokastrës, shprehet për Jugunews.net se Bashkia e Gjirokastrës ka nën administrim vetëm sistemin e pompimit të ujëmbledhësit, ndërkohë që e gjithë sipërfaqja e liqenit është nën administrimin e një firme që e ka marrë me koncension nga Ministria e Bujqësisë për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit.

Liqeni i Viroit pozicionohet 3 km në hyrje të Gjirokastrës nga veriu dhe ndodhet poshtë shpateve shkëmbore të Malit të Gjerë. Prej 35 vjetësh, ky liqen ka fituar statusin e Monumentit të Natyrës. Liqeni artificial ka një sipërfaqe ujore prej 17.5 ha dhe ushqehet nga burimet e Mëmës. Liqeni rrethohet nga një park pishash ku vitet e fundit ato janë rralluar për shkak të tolerancës nga ana e autoriteteve vendore në mos marrjen e masave ndaj barinjve që në muajt e verës, vendosin zjarrin kullotave e pastaj bredhave. Në kohën e komunizmit, ky liqen shërbente si një pikë e volitshme për plazh.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ