VIDEO/Artistë nga Europa Lindore në gjurmët për të identifikuar të shkuarën komuniste

3

Një grup artistësh të multimedias, eseistësh, piktorësh, dhe fotografësh nga Ballkani dhe Europa Lindore, po ndërmarrin një tur vizitash dhe inspektimesh në të gjithë vendin për të identifikuar zonat ku pushteti komunist, trajtonte kundërshtarët e rregjimit. Projekti “Ndjekim gjurmët e komunizmit në Shqipëri” ka për financues fondacionin Konrad Adenauer Stiftung dhe sipas organizatorëve, synon që të sjellë artistë nga rajoni për të parë krimet e komunizmit në Shqipëri gjatë sundimit të rregjimit një partiak.

Në Gjirokastër, artistët e ardhur nga vendet e lindjes si Rumania, Bullgaria, Sërbia, Kosova, Lituania etj, kanë vizituar gjurmët e ish rregjimit komunist konkretisht banesën e disidentes Musine Kokalari, si dhe shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha. Sipas njërës prej personazheve që ka qenë familjarisht e persekutuar Luljeta Lleshanaku shkrimtare, qëllimi i ndërmarrjes së këtij turi në të gjithë vendin, është informimi me historinë komuniste të njëri-tjetrit, shkëmbimi i eksperiencës dhe dokumentimi përmes artit i periudhës historike.

Për Walter Glos drejtor i fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, projekti lindi si një rezultat një bisede me kolegun që mbulon Sërbinë dhe Malin e Zi.

Ndërsa për drejtorin e fondacionit Konrad Adenauer në Sërbi Norbert Beckmann-Dirkens, ky project pilot po i jep rezultatet në Shqipëri dhe pas saj, në tetor do të gjejë zbatim në Sërbi e më tej në Rumani.

Grupi i shkrimtarëve dhe artistëve europianolindorë do të vizitojë gjurmë të kohës komuniste në të gjithë vendin.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ