Epope me LSI-në

Nga Arqile Garo

Thonë se fle deti,
thonë gërrhet lumi,
porse Vangjelin,
hiç s’ e zë gjumi.

Rri e mëndon,
mes natës pis,
këto problemet
e L.S.I – së.

Nëse në zgjedhje,
s’ mer pjesë P.D. – ja
për lesëistët,
nis u bu bu – ja.

Pse me gusht bashkë,
ikën dhe vapa.
Zoti na ruajtë,
ç’ dimër vjen prapa!

Po shkoi behari,
s’ fryn më zefir,
kthehen lejlekët,
prapë në Misir.

Dhe Lesëistat,
të zënë nga halli,
rrinë vrasin mendën,
më keq se Balli.

Si mor na gjeti,
kjo gjemë e zezë?
Ne qemë mësuar,
me lugë në brez.

Të tjerë dërsijnë,
duke lëftuar,
ne shkojmë e gjejmë,
tryezën shtruar.

A ju kujtohet,
ore jezitë?
Që shkonim, vinim,
si parazitë?!

Herë me Saliun,
herë me Edvinin,
tërë lesëitat,
dhëmbët zgërdhinin.

Sa shkoi Iliri,
për President,
bythë e Vangjelit,
nuk zë dot vend.

Se L.S.I – ja
o xhan e dritë,
nuku ka lindur,
për opozitë.

Në opozitë,
bëhesh askushi,
me ne do tallet,
gjër dhe Ben Blushi.

Ikën rahati,
piruni, thela,
nuk të var torbën
as Spartak Ngjela.

Do na kërrejnë,
kush di ç’ defterë,
zjarr’ i xhehnemit,
mbi ne do bjerë.

Pse L.S.I – në
po s’ ka pushtet,
e mori lumi,
e çoi në det!

Një fjalë e vjetër,
bredh nëpër shekuj,
s’ bëhët i dashur,
stani me lepuj.

Një karagjoz,
një matrahul,
njëri ta vë
tjetri ta ngul,

Ca malukëtër,
ca lesëistë,
fillojnë e krruhen,
me socialistë.

Mejtojnë ta dredhin,
ta lenë partinë,
thonë se do kthehën,
në origjinë.

«Bëjtëm gabim,
na rrëntë pika!
Na e ka futur,
gjër dhe Monika!

Po, u gënjyem,
në qafë na morën,
o shokë të djeshëm,
na shtrini dorën!»

Pyet Daj Cena,
me brekë buzë detit:
«Ç’ don Lesëija,
kaq larg pushtetit?!

Ja, dopjo gjashta,
në dorë u ngeli,
ndaj rri vret mendjen,
dhe vetë Vangjeli.»

Do rënë në gjunjë,
xhaxha Saliut,
pse pesëqind grosh,
bën vrimë e miut.

Do kthyer mendja
atij malulit.
Kujt, bre ça thua?
Lulit or Lulit.

Nisu Vangjel,
në mes të zhegut,
këndoji hymne,
Majlinda Bregut.

Të bëhet tok,
me Zhozefinën,
të kooptojmë,
Koço Kokëdhimën.

Po fikët shpresa,
të jemi «tanët»,
këtu po dështojnë,
vetë amerikanët.

Po kush janë «tanët?»
Shohim e bëjmë,
të marrim frenat,
pastaj i gjejmë.

O Zot të falem,
në mes të kishës,
ktheja pra mendjen,
Sali Berishës.

Allah i madh,
ndihmo dhe ti,
bëhet guberna,
pa L.S.!?!

Ndryshe s’ ka zgjidhje,
vajtëm për lesh,
bota do tallët,
fshati do qeshë…

Arqile Garo
Janninë, maj 2017

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ