Pranga memaljotit, i dënuar me 8 vjet burg për…

3

Uniformat blu të Gjirokastrës, kanë kapur një person të dënuar me tetë vjet burg në mungesë nga gjyqësori.

Amarildo Abazaj 35 vjec, është kapur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Arsyeja e kapjes së memalijotit, është bazuar pasi në qershor të vitit të kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, e ka dënuar tetë vjet burg në mungesë. Akuza ndaj tij ka qenë për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. Policia nuk jep detaje rreth ngjarjes së ndodhur mbi një vit më parë, por është mjaftuar me informacionin e kapjes së memaljotit i cili është dërguar në kryeqytet për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ