SKANDAL!!!! Igli Kokalari ndalohet nga Policia e Fierit

Ndodh edhe kështu kur ndalohesh për faj të Policisë.

Mjeku i dashur i gjirokastritëve, ndodhet i ndaluar nga Policia e Fierit qysh prej paradites së sotme jo për faj të tij, por për mungesë serioziteti nga ana e sistemit të të dhënave të Policisë së Shtetit.

I kontaktuar nga Jugunews.net, zoti Kokalari spegon arsyet e ndalimit të tij nga Policia e Fierit.

Në bazë të spegimit të zotit Kokalari, dy vjet më parë atij i patën vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncoi në polici ndërkohë që targat u zëvendësuan nga DRSHTRR sipas kushteve që operohet në këto raste. Ndërkaq Policia e Shtetit denoncimin e bërë nga zoti Kokalari, e pati emetuar në gjendje aktive dhe rezultuar si automjet i vjedhur bashkë me targat. Kësisoj Policia e Shtetit ka harruar të updetojë të dhënat për këtë rast dhe informacioni nuk është freskuar që të rezultojë si rast i zgjidhur me zëvendësimin e targave, por rezulton në pikën fillestare dhe kjo jo për faj të Kokalarit.

Zoti Kokalari qëndron momentalisht në ambjentet e Komisariatit të Fierit së bashku me mjetin e tij të bllokuar deri në updetimin e sistemit të të dhënave nga rregjistri themeltar i Policisë së Shtetit.

Paradokse të tilla ndodhin vetëm në një Polici e cila ka nevojë urgjente për ridimensionim pasi qytetarët zbatojnë rigorozisht ligjet në fuqi, ndërsa vetë Policia, qëndron e ndryshkur përballë tyre.

Mjeku Kokalari udhëtonte nga kryeqyteti në drejtim të Gjirokastrës teksa e ka ndaluar Policia Rrugore ndërkohë që në Spitalin e Gjirokastrës, e presin dhjetëra pacientë për ndërhyrje kirurgjikale.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ