Tavo i lë dopjo gjashtën në dorë Zamirës, zgjedh Sinojmerin shef të fushatës për LRI

Zamira plasi sa e hoqi nga kryetar të LSI për Gjirokastrën, Tavo e gradon shef të fushatës elektorale për LRI në të gjithë Qarkun.
Kjo i ka ndodhur Edlir Sinojmerit një ditë më parë në mbledhjen e LRI Gjirokastër kur është emëruar në pozicionin më të lartë organizativ të LRI për Qarkun e Gjirokastrës.
Duket se Tavo ka vepruar me zgjuarsi në emërimin e Sinojmerit si shef politik i LRI për fushatën zgjedhore pasi Sinojmeri, ka një bagazh të cmueshëm organizativ të rinisë kjo dhe falë eksperiencës së gjatë që ka në këtë drejtim.
Tavo ka besuar në potencialin e Sinojmerit i cili është në një konflikt të hapur me kryetaren e Bashkisë Zamira Rami prej dy vitesh qëkurse u zgjodh kryebashkiake me votat e socialistëve.
Me këtë lëvizje, Tavo ka luajtur zgjuarsisht dhe njëkohësisht i ka lënë dopjo gjashtën Zamirës e cila kërkonte me cdo cmim, përjashtimin e Sinojmerit nga fushata elektorale e LSI.
Tashmë përforcohet më tepër ideja që Zamira Rami i përket pakicës në LSI dhe po shkon drejt finishit të karrierës në këtë focë politike, ndërsa po e mbajnë për inerci vetëm për faktin se është kryetare bashkie edhe për dy vitet e ardhshme.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ