SKANDAL!!!! Tavot privatizojnë stadiumin dhe Fushën e Vjetër, ku është reagimi qytetar???

Tavot privatizojnë stadiumin dhe fushën e vjetër.

PS e Gjirokastrës, ka depozituar një kërkesë në Bashki, për të organizuar një aktivitet me rastin e 1 qershorit ditës së fëmijëve në stadiumin e qytetit.

Mirëpo kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, ka refuzuar të vendosë në dispozicion stadiumin, pasi kompleksi sportiv është pronë e Sh.a. Luftëtari rrjedhimisht e Tavos dhe duhet marrë leje tek administratori i Luftëtarit.

Pas kësaj PS ka kërkuar një tjetër hapësirë për organizimin e aktivitetit të fëmijëve në Fushën e Vjetër dhe sërish përgjigja ka qenë e njëjtë si me rastin e stadiumit.

Pra Bashkia si aksionere e 30% të aseteve të Luftëtarit ku hyn stadiumi dhe pasuri të tjera, legjitimon pronar edhe të kësaj përqindjeje të aseteve, Gole Tavon dhe vëllanë e tij pretendent për të qenë deputet nga LSI.

Reagimi i Zamirës është i paprecedentë dhe antiligjor pasi pronarë të stadiumit nuk është as Gole, as Vanjeli apo soji i tyre, por qytetrarët e Gjirokastrës.

Kur opozita paralajmëroi privatizimin e jetës sportive, atë sociale dhe kulturore të Tavove dhe njerëzve të tij, socialistët dhe ata që ishin skeptik ndaj kësaj thirrjeje, mbyllën veshët. Madje bashkia në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, akordoi 500 milionë lek klubit të Luftëtarit në mënyrë ilegjitime në një kohë kur është shoqëri aksionere dhe me kapital të saj.

Tani rezultati po dihet dhe momenti është 25 qershori, dita kur qytetarët e Gjirokastrës, kanë shancin për të shporrur një herë e mirë Tavot nga pushteti.

Dita po vjen dhe i majtë apo i djathtë të votojnë kundër privatizimit dhe rrëmbimit të së ardhmes së fëmijëve tuaj, nga Tavot me shokë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ