E FUNDIT!!! Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Tepelenës, shkak foto e publikuar nga Jugunews.net

Shkarkohet me urdhër të ministrit të ri të shëndetësisë, drejtoresha e Spitalit të Tepelenës.

Shkak është bërë fotoja e publikuar tre ditë më parë nga Jugunews.net teksa Ediola Brahaj, ishte duke dalë nga Qendra Shëndetësore e Memaliajt ku ndodhej jashtë orarit zyrtar të punës.

Burimet nga kjo qendër shëndetësore, kanë konfirmuar për Jugunews.net se Ediola Brahaj, kishte ardhur të takonte mjekët e ngelur dhe infermieret pa hesap që ka punësuar në këtë qendër shëndetësore, për t’i orjentuar votën drejt LSI.

Mësohet se Brahaj, u kërkoi stafit të Qendrës Shëndetësore të Memaliajt, 50 vota për person në favor të LSI pasi në të kundërt në dt 26 qershor, do ta shikonin veten në rrugë.

Eidola Brahaj duhet të jepte dorëheqjen ditën kur emri i saj u dorëzua në KQZ për të qenë në listën e kandidatëve për deputet nga LSI cka ishte në konflikt interesi me detyrën. Mirëpo ish ministrja socialiste Erigerta Manastarliu, refuzoi t’a shkarkonte.

U desh urdhëri i ministrit të ri të shëndetësisë që Brahaj, të mblidhte plackat nga zyra dhe të dorëzonte detyrën për t’u mos u kthyer më kurrë.

 

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ