FOTO/Tjetër drejtues i LSI i përfshirë në fushatë elektorale, faktet me foto

Përfshirja e drejtuesve të administratës publike në fushatë elektorale tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm.

Jugunews.net disa ditë më parë, publikoi një foto të kandidates së LSI për Qarkun e Gjirokastrës Ediola Brahaj, teksa ishte duke dalë nga Qendra Shëndetësore në Memaliaj në pozicionen e drejtueses së Spitalit të Tepelenës ku ka në varësi edhe këtë qendër shëndetësore.

Kjo foto i kushtoi vendin e punës Brahajt me urdhër të ministrit të ri të shëndetësisë ditën e djeshme për shkak të presioneve për votën në favor të LSI tek punonjësit e Qendrës Shëndetësore në Memaliaj.

E ndërsa Brahaj u shkarkua nga ky post, Jugunews.net sjell një tjetër drejtuese të administratës publike të Tepelenës të përfshirë kokë e këmbë në fushatën zgjedhore të LSI.

Ajo është Klodiana Gjoncaj drejtoreshë e Shëndetit Publik në Tepelenë.

Nga fotot që servir Jugunews.net, Gjoncaj është pjesmarrëse në takimet elektorale të LSI gjatë dhe pas orarit zyrtar të punës.

Gjoncaj është rrethuar me ngjyrë të kuqe në dy foto, si dhe me shigjetë të kuqe në një tjetër.

Në të gjitha fotot, Gjoncaj është parë nën shoqërimin e Brahajt.

Jugunews.net apelon tek ministri i ri i shëndetësisë për këtë provë të vënë në dispozicion ku cënon urdhërin e kryeministrit Rama nr 65 dt 15 maj, që ndalon në mënyrë kategorike, përfshirjen e drejtuesve apo dhe punonjësve të administratës publike, në aktivitete politike elektorale.

 

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ