FOTO/Tavo kapet në flagrancë teksa shpërndan miell tek romët

Deputeti aktual i LSI njëkohësisht kandidat për këtë forcë politike në Qarkun e Gjirokastrës Vangjel Tavo, kapet në flagrancë teksa po shpërndan miell në favor të komunitetit rom në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës.

Foto që ofron Jugunews.net është shkëputur nga një takim që ka kryer Tavo në orët e mbasdites së datës 2 qershor.

Në foto shihet Tavo i rrethuar nga pjestarë të komunitetit rom të cilët prisnin radhën për të firmosur për ndarjen e thasëve me miell.

Ngelet mister nëse Tavo ka shpërndarë të holla gjatë këtij takimi por gjithësesi, mielli është shpërndarë për familjet rome.

Furgoni i bardhë pas krahëve të Tavos ka qenë i tejmbushur me miell ku i’u është shpërndarë sipas nevojave, familjeve të varfëra rome në lagjen Zinxhira. Ndërkohë që pas krahëve të Tavos me shigjetë të kuqe, qëndron Gramoz Llapi drejtor i Policisë Bashkiake.

Banorët rom, vështrimin e kanë pingul në drejtim të duarve të Tavos ndërkohë që ngelet mister nëse gjatë këtij momenti, Tavo ka shpërndarë të holla apo jo.

Por që gjithësesi, shpërndarja e miellit si një filozofi origjinale e Tavos dhe LSI në këmbim të votës, duhet të penalizohet.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ndëshkojnë deri në 7 vjet burg, blerësit e votës.

Prova është e qartë, ndërkohë që nëse Prokuroria kërkon materiale të tjera shtesë për rastin në fjalë, Jugunews.net me shumë dashamirësi, do t’i vendosë në dispozicion, për të ndëshkuar këdo që përpiqet të deformojë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 qershorit.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ