VIDEO/Bejko në Valare, mos u besoni parrullave të Ramës dhe lajleluleve të Tavos

Kandidati për deputet i opozitës shqiptare për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me fermerë dhe banorë të fshatit Valare në zonën e Luxhërisë.

Në këtë takim, zoti Bejko, e ka vënë theksin tek oferta që ka PD për bujqit dhe blegtorët. PD-u shpreh Bejko-do ta mbrojë prodhimin vendas në dogana me qëllim që ai të shitet dhe mos të kalbet si deri më tani.

Zoti Bejko u shpreh se prioriteti i PD është ekonomia, zhvillimi i bujqësisë e blegtorisë përmes subvencioneve me cmimin e naftës më të ulët në rajon.

Sot cmimi i naftës tek ne, është më i larti dhe kjo duhet ndalur-u shpreh Bejko-dhe për ta ndalur duhet të jemi të gjithë bashkë të pagënjyer nga parrullat e Edi Ramës dhe lajlelulet e Vangjel Tavos që janë gjemba dhe jo lule.

Bejko i ka ftuar fermerët e Valaresë, që më 25 qershor të votojnë nr 6 në fletën e votimit që është PD sepse sic tha ai, jo vetëm që ka ekipin më të mirë, por ka dhënë prova që di të punojë dhe investojë pasi janë ndërtuar pafund shkolla, ujësjellësa, kanalizime dhe rrugë pafund në shërbim të komunitetit.

Nga ana e tyre banorët, kanë prekur cështje të ndryshme të karakterit social ku Bejko ka premtuar se ato zgjidhen vetëm me votë në favor të PD më 25 qershor.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ