VIDEO/Kandidatët Shehu e Kasaj, takim me tregtarët në Këlcyrë

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Tritan Shehu dhe kandidati tjetër i PD për Përmetin Arjan Kasaj, kanë marrë kontakt sot me tregtarët dhe fermerët e qytetit të Këlcyrës.

Papunësia është ulur këmbëkryq në këtë qytet prej vitesh-janë shprehur tregtarët dhe fermerët e zonës. Ka mungesë zhvillimi ekonomik në zonë dhe të gjithë janë të pambrojtur.

Gjithkush e ka mendjen të largohet dhe mos të kthehet më këtu, pasi nuk ka perspektivë. Politikat selektive që ndjekin pushtetarët kanë dëmtuar rëndë ekonominë familjare dhe ngelemi të pambrojtur-janë drejtuar kandidatëve Shehu e Kasaj, tregtarët apo dhe ata pak fermerë që ndodhen në këtë qytet.

Në grup ata besojnë në programin e PD për ringjalljen ekonomike dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekonomive familjare.

Zoti Shehu, ka premtuar se PD, do t’u qëndrojë pranë halleve dhe problemeve të qytetarëve dhe nuk do të ndodhi që t’u kthejë kurrizin kur ata të kenë nevojë, por t’u përmirësojë jetesën me punë të ndershme dhe me subvencionime jo selektive sic ka ndodhur deri më sot.

Kandidati Arjan Kasaj, ka garantuar se më 25 qershor Këlcyra duhet të thotë fjalën e vet pro PD ashtu sic e ka thënë tradicionalisht.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ