FOTO/FAKT Gjithë administrata e LSI ne ballë të fushatës në orarin zyrtar të punës

Në Tepelenë LSI është hedhur në sulm me të gjitha mënyrat për të fituar votat e 2013 që nxorën Tavon deputet.

Foton që servir Jugunews.net tregon punonjës të administratës publike në institucione që ka në varësi LSI ku ditën me diell, dalin dhe bëjnë fushatë pa asnjë lloj problemi në orar të punës në favor të subjektit të tij politik.

Për tu ardhur në ndihmë shikuesve dhe sigurisht Task-Forcës së ngritur me urdhër të Kryeministrit Edi Rama për monitorimin e punonjësve të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore, po identifikojmë me radhë punonjësit e shënuar në foto të cilët gëzojnë poste publike në administratën shtetërore në rrethin e Tepelenës.

Me rreth të kuq është Lorena Mita shefe e Prokurimeve në Spitalin e Tepelenës.

Me rreth portokalli Eglantina Cicollari infermiere urgjence në Qendrën Spitalore të Memaliajt.

Me rreth ngjyrë blu Zana Saka sporteliste e Postës Shqiptare në Filialin e Memaliajt.

Me rreth të verdhë Aziz Velaj infermier në DSHP të Tepelenës.

Pra sic shihet, të gjithë punonjësit e konstatuar janë në marrëdhënie pune në Spitalin e Tepelenës, Postës Shqiptare të Filialit Memaliaj dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tepelenë.

Të gjithë personat e përmendur, janë fotografuar gjatë orarit të punës teksa shoqëronin në fushatë elektorale kandidaten e LSI për deputet Ediola Pashaj.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ