FOTO/Grisen teserat e LSI në Tepelenë, filloi eksodi i madh, pritet reaksion zinxhir

Fillon braktisja e LSI në Gjirokastër.

Shkëndija është dhënë në fshatin Zhapokikë në Tepelenë ku 50 anëtarë të LSI, kanë grisur teserat në mënyrë demonstrative në mes të fshatit duke mos qenë më pjesë e këtij subjekti politik.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës së sotme kur një grup të rinjsh janë vetorganizuar në mënyrë vullnetare për të ndërmarrë një akt të tillë i cili sipas tyre, ndërmerret në kushtet kur kjo forcë politike, ka qëndruar indiferente karshi kërkesave të tyre të hershme për rehabilitimin e rrugës. LSI është shumicë në Këshillin Bashkiak të Memaliajt dhe disa herë banorët e këtij fshati, kanë paraqitur kërkesa të shumta për rregullimin e rrugës për në fshat, cka është kundërshtuar me shumicën e votive në këtë këshill, që dominohet nga LSI.

Njëri prej të rinjve Riza Kanushi, është shprehur për Jugunews.net se braktisja e LSI nga anëtarët e kësaj foce politike në fshatin që ka afro 750 votues, është shoqëruar edhe me një apel që kandidatët e LSI për deputetë, mos të afrohen fare në këtë fshat, pasi sic u shprehën, nuk ka vend për parti që shohin interesat e një grushti njerëzish sesa ato të një komuniteti të tërë.

Abandonuesit e rinj të LSI, nuk kanë deklaruar se për kë subjekt politik do të votojnë më 25 qershor, por janë mjaftuar që votë për LSI në këtë fshat të madh, nuk ka.

 

 

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ