VIDEO/Ushqimet me listë në Memaliaj, kandidati Bejko, premton ndryshim të gjendjes

Varfëria ekstreme që ka pllakosur qytetin e Memaliajt, është shfaqur tek shitoret të cilat japin ushqime me listë.

Tregtarët e vegjël, janë ankuar tek kandidati për deputet i PD Roland Bejko, për gjendjen e mjerë që mbretëron në Memaliaj, ku popullsia e aftë për punë, qëndron rrugëve të qytetit në pritje për t’u larguar.

Në të gjitha dyqanet ushqimore në këtë qytet, produktet e shportës, jepen me listë tek familjet që janë të papuna dhe tek ato që nuk kanë as minimumin jetik.

Zoti Bejko në kontakt me tregtarët, është njohur me këtë realitet katastrofal në Memaliaj ku qeveria, e ka lënë pas dore këtë qytet dhe në mjerim të plotë.

Kandidati Roland Bejko u shpreh se njerëzit kërkojnë të ushqehen dhe jo të gënjehen me investime fasadë. Ekonomia familjare është baza për një jetë normale ndaj dhe në programin ekonomik të PD, parashihen ndryshime të dukshme të cilat kanë në thelb, përmirësimin e gjendjes sociale-është shprehur zoti Bejko.

Ky i fundit ka premtuar ulje të taksës në 9% dhe të tvsh në 15% si pjesë e programit të PD për përmirësimin e ekonomisë së shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ