VIDEO/Shehu falenderon Dulen, bashkëqeverisje me PBDNJ pas 25 qershorit

3

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Tritan Shehu, pas takimit që ka zhvilluar me kreun e PBDNJ dje në Gjirokastër, është shprehur entuziast në përmbushjen e objektivit për fitoren e opozitës shqiptare në Qarkun e Gjirokastrës.

Takimi me Vangjel Dulen, ka qenë i rëndësishëm në procesin e koordinimit të veprimtarisë së përbashkët teknike dhe në terren mes PD dhe PBDNJ-është shprehur Shehu.

Janë të gjitha mundësitë që koalicioni opozitar, të dalë forcë e parë në Qarkun e Gjirokastrës madje shtohen edhe premisat si koalicion fitues në rang kombëtar-është shprehur Shehu.

Ky i fundit ka falenderuar kreun e PBDNJ Vangjel Dule për bashkëpunimin e ngushtë me PD dhe gatishmërinë e treguar për të marrë pjesë në fushatën elektorale të opozitës në Qarkun e Gjirokastrës.

Zoti Shehu, ka garantuar se PD do të qeverisë së bashku me PBDNJ pas fitores së 25 qershorit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ