FOTO-FAKT/Shkelje flagrante, zyra elektorale e LSI në godinën e Parkut Arkeologjik të Antigonesë

3

 

Zyra elektorale e LSI në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, qëndron përkrah zyrave të institucioneve publike sic është ajo e Parkut Arkeologjik të Antigonesë.

Uria promovuese elektorale të forcës politike të Vangjel Tavos dhe Zamira Ramit, ka bërë që vetë këta të dy, të shkelin ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin nr.10019, datë 29.12.2008 “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Ligjit nr 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë politike”, i ndryshuar, si dhe Udhezimit nr. 1 datë 31.05.2017 të KQZ “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

Flamujt e LSI dhe posterat elektoralë në të njëjtin objekt ku akomodohen zyrat e Parkut Arkeologjik, është shkelje e pastër dhe kësisoj, meriton vëmendje dhe sanksione nga ana e qeverisë shqiptare ndaj kryetares së Bashkisë Zamira Rami që është autoriteti përgjegjës për vendosjen e standarteve të miratuara.

Jugunews.net sjell prova që vërtetojnë këtë fakt.

Zamira Rami dhe deputeti i saj, të dalin dhe t’i japin përgjigje, ne presim.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ