FOTO-FAKT/LSI pasi kapet “mat” nga Jugunews, zhvendos zyrën elektorale në Asim Zeneli

3

Një ditë pasi Jugunews.net publikoi foto të vendodhjes së zyrës elektorale të LSI në objektin dykatësh ku ndodhet Parku Arkeologjik i Antigonesë dhe Vatra e Kulturës në fshatin Asim Zeneli, LSI ka zhvendosur gjithë bazën e saj materiale.

Posterat dhe flamujt e LSI që ishin vendosur prej kohësh në këtë objekt, janë hequr gjatë mbasdites së djeshme dhe orëve të mbrëmjes me urdhër të kryetares së Bashkisë Zamira Rami pasi përbënte shkelje.

Disa ditë më parë, vetë kryetarja e Bashkisë, pati nxjerrë një sërë ligjesh, që nuk lejonin prezencën e zyrave elektorale në ambjente apo qendra publike por që për LSI, këto ligje nuk influenconin.

Mesa duket publikimi i fakteve të Jugunews.net dhe qëndrimi i dy standarteve të Ramit për këtë cështje, ka gjetur të papërgatitur kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës që të ndërhynte menjëherë.

Mirëpo jo plotësisht.

Në foton që servir Jugunews.net shikohet edhe prezenca e një flamuri të LSI në hyrje të shkollës 9 vjecare në fshatin Asim Zeneli.

Kjo është një tjetër shkelje e konstatuar që për LSI mund të jetë fotoshop, por që për banorët e atjeshëm është film me ngjyra në mes të ditës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ