FAKT/Shkakrohet zyrtari i LSI në Burgun e Bëncës, glorifikonte Tavon dhe LSI

Shkarkohet zyrtari i LSI nga Burgu i Bëncës.

Athanas Qirici shefi i Zyrës së Financave dhe të Logjistikës në Burgun e Bëncës, është shkarkuar nga posti që mbante në Institucionin e Riedukimit në Bëncë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Shkarkimi i Qiricit, ka ardhur si pasojë e demonstrimit haptazi të preferenccave në favor të LSI dhe deputetit të saj Tavngjel Tavo.

Qirici, ka shkelur urdhëresën e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave të datës 2 qershor 2017 ku ndalon në mënyrë kategorike, përfshirjen në fushatë elektorale apo dhe demonstrimin e preferencave politike në publik, të administratës së depolitizuar ku përvec Policisë dhe SHISH, hyjnë edhe Burgjet.

Jugunews.net ditë më parë, denoncoi me prova përfshirjen e Athanas Qiricit në fushatën elektorale të LSI si dhe demonstrimin e preferencave të tij politike në favor të partisë së Ilir Metës dhe deputetit të saj në jug të vendit Vangjel Tavo.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ