Ish deputeti i PBDNJ Kosta Makariadhi, apel për ndryshim më 25 qershor, Vangjel Dule i duhet parlamentit

3

Ish deputeti në vitet ’90 i PBDNJ Kosta Makariadhi, ka analizuar shkurtimisht situatën politike në profilin e tij në FCB.

Zoti Makariadhi ka vlerësuar Vangjel Dulen si politikan pavarësisht se ai ndan qëndrime të ndryshme me të në planin politik dhe personal.

Ish deputeti i PBDNJ, shprehet qartë se Dule duhet të jetë pjesë e Parlamentit Shqiptar ndërkohë, që fton shqiptarët, të bëjnë bilancin e katër viteve të qeverisjes Rama dhe më pas të shprehen me votë.

Statusi i plotë i Kosta Makariadhit në FCB. 

Ndoqa me kujdes emisionin “Zona e Lire” e Arjan Canit me te ftuar Vangjel Dulen, kanditat per deputet ne zonen e Vlores me siglen e PD-se. Tema, e njohur, situata parazgjedhore dhe kanditatura e Dules se PBDNJ-se. Gazetari dhe i ftuari, treguan maturi dhe pergatitje, i pari profesionale, i dyti politike. Megjithese kam mjaft mosperputhje politiko-shoqerore me Dulen, pohoj me bindje dhe pa asnje interes personal, se i duhet parlamentit te ardheshem shqiptar nje heleno-shqiptar, apo shqiptaro-helen si ai, prandaj i ftoj zgjedhesit, anëtaret dhe simpatizantet e PBDNJ-se qe ta votojne, si dhe gjithe ata qe mendojne per ndryshim ne drejtim te prosperitetit pozitiv te zhvillimit. Vete zoti Dule e sqaroi me bindje perse, duke dhene pergjigjie edhe shume skeptikeve dhe kriticienteve nga Minoriteti Etnik Grek, qe pa u thelluar e etiketojne me lloj-lloj epitetesh. Prania e Dules do jete nje kontribut pozitiv per gjithe shoqerine shqiptare, duke perfshire edhe Greket e Shqipetise. Me kete rast, uroj zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne perfundim te tyre, humbesit te urojne fituesit. Me shqeteson shume, menyra, forma dhe permbahjtja e fushates qe po ben Zoti Rama. Secili shqiptar pa syza partiake, e kupton kete. Shikoni jeten qe po bejme dhe beni bilancin se cfare fituam dhe cfare humbem nga qeverisja Rama. Vota e lire eshte e vetmja arme ne demokraci qe zoteron qytetari!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ