VIDEO/Iftar për besimtarët myslimanë, shtruar nga Tritan Shehu e Roland Bejko

Kandidatët për deputetë të PD Tritan Shehu e Roland Bejko, kanë shtruar Iftar për besimtarët myslimanë të Gjirokastrës, me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Myftiu i Gjirokastrës Armand Islami, ka falenderuar kandidatët për deputetë Shehu e Bejko, të cilët u gjendën pranë besimtarëve myslimanë të Gjirokastrës duke shtruar Iftar mbrëmjen e djeshme.

Zoti Islami, i ka uruar suksese në garën elektorale të 25 qershorit, Shehut e Bejkos madje i ka quajtur ata deputetë të ardhshëm të Gjirokastrës.

Ndërsa kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Tritan Shehu, ka vlerësuar rolin e besimtarëve myslimanë gjirokastritë për agjërimin e mbajtur, namazin dhe sakrificat në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Kandidati Roland Bejko, pasi ka falenderuar besimtarët myslimanë për sakrificën e treguar në këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit, u shpreh se ngado ku ka shkuar në takim me njerëzit, është takuar me varfërinë e tyre. Ka një varfëri të tejskajshme ku ka njerëz që jetojnë në skamje të plotë-u shpreh Bejko. Na del për detyrë të gjithëve të punojmë me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve me qëllim që të kemi marrëdhënie të rregullta me njëri-tjetrin dhe me Zotin-përfundoi kandidati Bejko.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ