VIDEO/Bashkia i shkatërron pronën një gruaje të vetmuar, Roland Bejko i drejtohet Zamira Ramit se….

3

Bashkia e Gjirokastrës, ka shkatërruar pronën private të një gruaje të vetmuar dhe pa përkrahje në lagjen Granicë e Poshtme.

Ndërhyrjet për ndërtimin e rrugës në këtë lagje, kanë prekur pjesë të pronës së një qytetareje 70 vjecare e cila në mungesë të reagimit nga Bashkia e Gjirokastrës për ezaurimin e kësaj problematike, ka gjetur të përshtatshme, t’i drejtohet kandidatit për deputet të PD Roland Bejko.

Gruaja jeton e vetme në një banesë përdhese në hyrje të Granicës së Poshtme gati 10 metra larg vilës katër katëshe së kryebashkiakes Zamira Rami.

Gruaja ka apeluar mjaft herë por deri më sot, askush nuk e ka dëgjuar.

U desh prezenca e zotit Bejko, që ajo të denoncojë në kamera, kalvarin e vuajtjeve të shkaktuara nga firma ndërtuese me bekimin e Ramit.

Vetë zoti Bejko, i ka bërë thirrje Zamira Ramit dhe firmës ndërtuese, të ndërhyjnë me shpejtësi për zgjidhjen e kësaj problematike pasi bëhet fjalë për një grua të nderuar që kërkon respketimin e pronës private, ndërkohë që arroganca e pushtetit vendor, është e dukshme.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ