ALARMANTE !!!! LSI në terren për blerje votash në Memaliaj, deri tani janë “blerë” mbi 100 familje

LSI dhe Tavo janë hedhur në sulm frontal në terren për blerjen e votave.

Në dy ditët e fundit, aksioni në terren është përqëndruar në qytetin e Memaliajt, fshat Memaliaj, fshatrat Toc, Vasjar, Miricë, Kashisht, Arrëz e Vogël, Arrëz e Madhe, Bylysh, Qesarat, Krahës, Levan, Xhaxhaj, Kalivac.

Informacionet e zotëruara nga Jugunews.net nga terreni, bëjnë të ditur se “trimat” e Tavos kanë shkuar shtëpi më shtëpi për blerjen e votave kryesisht tek ato familje që janë në mëdyshje për votën e 25 qershorit, si dhe ato që kanë probleme të theksuara sociale.

Shuma e shpërndarë nga A.C. dhe F.LL dy persona pjesë e strukturave organizative të LSI në jug të vendit, kanë qenë nga 200 apo 300 euro për cdo familje në varësi të numrit të personave në familje që kanë të drejtë vote.

Në Memaliaj qytet, janë shpërndarë sasi eurosh në 30 familje, në Memaliaj fshat në 50 familje, ndërkohë që duhet theksuar se mjaft familje kanë refuzuar marrjen e eurove duke i përzënë nga shtëpia, “trimat” e LSI.

Ndërsa në fshatrat Bylish, Arrëz e Vogël, Arrëz e Madhe nga 10 familje, ndërsa në Krahës, Kalivac kanë shpërndarë në gati 20 familje.

Aksioni i tyre vazhdon në terren, ndërkohë që gjithcka ndërmerret në orët e mbrëmjes për t’i shpëtuar mbikqyrjes nga të tjerët.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ