FOTO/Zamira Rami, abandonon aktivitetin e fëmijëve, panik për humbjen e mentorit të saj

3

Zamira Rami e pandalshme në rekordet e saja të sjelljes arrogante.

Rasti më i fundit, u shënuar mbasditen e sotme në Kinoteatrin e Gjirokastrës në një koncert fëmijësh ku kryebashkiakia e Gjirokastrës, ishte ftuar të “pagëzonte” këtë aktivitet, mirëpo e abandonoi ndonëse kishte paralajmëruar ardhjen në të.

Fëmijët kanë pritur 30 minuta në skenë me lule në duar për të ardhur Rami por kjo e fundit, as nuk mori mundimin të lajmëronte që do të vonohej, apo nuk do të paraqitej fare.

Në këto kushte organizatorët e koncertit, kanë filluar aktivitetin ndërsa fëmijëve u ngelën në duar tufat me lule të destinuara për Ramin.

Mesa duket Rami po merret me menaxhimin e humbjes së LSI dhe të mentorit të saj, Vangjel Tavo në Qarkun e Gjirokastrës.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ