“Qethja” e LSI në Gjirokastër, drejtorët e parë qe u ra “bingo” për t’u “qërruar” nga administrata publike

Dalja e LSI në opozitë, pritet të pasohet me zëvendësimin e drejtuesve në institucionet publike që mbahen momentalisht nga militantët e LSI dhe të besuarit e Vangjel Tavos në Gjirokastër.

Mësohet se të parët që do të lëvizin nga postet drejtuese, janë figurat që kanë qenë më aktive në fushatën elektorale të LSI dhe të Vangjel Tavos në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet.

Mjaft prej tyre, kanë lënë gjurmë edhe në intimidimin dhe presionet ndaj punonjësve që kanë në varësi, të votonin në favor të LSI.

Emrat e tyre tashmë dihen dhe pikërisht do të jenë këta të parët që priten të shkarkohen si drejtues.

Disa prej drejtuesve të institucioneve publike që i përkasin LSI në Gjirokastër, kanë dosje të celura në organin e akuzës dhe pas disa ditësh Jugunews.net do të bëjë të ditur emrat e tyre dhe rrethanat për cfarë akuzohen.

LSI në Gjirokastër prej 2013, zotëron 50% të drejtorive rajonale dhe në krye të tyre, janë vendosur të besuarit e Tavos.

Të parët që do të silurohen janë drejtori i Degës së Bordit të Kullimit Kristaq Xha ky pasi nuk ka diplomë të shkollës së lartë, i Arkivit Eri Ndreu, drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nikollaq Buka, ai i ISSH Spiro Djamanti, drejtori i Bujqësisë Koci Rapi, etj.

Të gjithë këta, janë të parët që do të përjashtohen nga drejtimi i ndërmarjeve shtetërore pasi rezultojnë të përfshirë direkt në fushatën elektorale të LSI madje shumë ashpër duke presionuar vartësit e tyre për të siguruar vota në favor të Tavos.

 

Më poshtë emrat e drejtuesve të institucioneve publike të cilët janë të parët që do përjashtohen nga funksionet drejtuese.

 

Kristaq Xha-Drejtori i Bordit të Kullimit (pa diplomë universitare).

Spiro Djamanti-ISSH.

Eri Ndreu-Arkiva Gjirokastër.

Koci Rapi-Drejtoria e Bujqësisë.

Filip Vito-Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve.

Nikolla Buka-Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve.

Përparim Muco-Spitali Rajonal.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ