U kapën me 58 kg kanabis gjykata i liroi, Apeli sot i riktheu në burg

Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka quajtur absurd vendimin e Shkallës së Parë për lirimin në sallë të gjyqit të Petro Ngucajt 38 vjec dhe Celo Celos 23 vjec pas kapjes së tyre nga Policia e Gjirokastrës me 58 kg marijuane më 18 qershor të këtij viti.

Me 20 qershor gjyqtari i Gjykatës se Faktit Arben Dosti ndaj dy trafikanteve të 58 kg marijuane të kapur më 18 qershor në Gjirokastër në aksin nacional Tepelene-Gjirokastër në afërsi të Parkut Natyror të Viroit, dha vendimin arrest në shtëpi, çka ka degjeneruar në konflikt verbal mes tij dhe prokurorit Spartak Cocoli.

Kjo masë arresti ndaj Petro Ngucaj dhe Celo Celo solli reagimin e prokurorit të çështjes, Spartak Cocoli duke thëne që një mase e tillë nuk është dhënë as për ata persona që janë kapur me 15 gram marijuane, ndërkohë që dërgohen në shtëpi 2 trafikantë të mirëfilltë si Celo e Ngucaj. Një masë e tillë do të mund të argumentohej dhe të jepej vetëm për persona që kanë problem shëndeti në gradën e fundit, apo dhe për gratë shtatzëna ndërkohë që për dy personat e sipërpërmendur, nuk duhej pasi gëzojnë shëndet të plotë fizik e mental.

Prokurori Cocoli e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër dhe sot kjo gjykatë dha vendimin e arrestit në burg për Ngucajn dhe Celon.

Këtyre të fundit u janë hedhur prangat në sallën e gjyqit duke i dërguar në Burgun e Bënçës për të vuajtur kohën ne paraburgim.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ