Basha e Selami, nesër në Gjirokastër

Dëgjesat e kandidatëve për kryetar të PD zbresin në Gjirokastër.

Lulzim Basha dhe Eduart Selami, do të shpalosin alternativat e tyre për të qenë në krye të PD. Në takimin që do të organizohet mbrëmjen e nesërme në Kinoteatrin e Gjirokastrës, do të marrë pjesë anëtarësia e PD së rrethit Gjirokastër duke filluar në orën 18:00 me dëgjesën e kandidatit Lulzim Basha dhe një orë më pas në 19:00 dëgjesën e kandidatit Eduart Selami.

Kreu vendor i PD në Gjirokastër Roland Bejko, përmes një njoftimi në faqen e tij në FCB, fton të gjithë anëtarësinë demokrate, të bëhet pjesë e dëgjesave të kandidatëve Basha e Selami.

Hajdeni sa më shumë t’i japim frymë një starti të ri politik-njofton Bejko duke lajmëruar se hyrja është e lirë si për ata me karta anëtarësie të reja edhe ata që disponojnë kartën e hershme të anëtarësisë.

E martë 11 korrik

Ora 18:00 Lulzim Basha.

Ora 19:00 Eduart Selami.

 

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ