Riaktivizohet zjarri në Tepelenë, rrezikohen banesat

Janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në zonën periferike të qytetit në lagjen “15 Shtatori”.

Nga të dhënat e fundit nga Tepelena raportohet se janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me pisha dhe shkurre. Era favorizon zjarrin, ndërsa flakët po afrohen me shpejtësi drejt zonave të banuara. Zjarri rrezikon ndjeshëm spitalin e Tepelenës, depon e ujit dhe lagjen “15 shtatori”.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë dhe po punon për shuarjen e flakëve, por e ka të pamundur të neutralizojë të gjitha vatrat për shkak të territorit të vështirë, ndërkohe qe eshte nisur nje helikopter nga Tirana.

Aktualisht janë nisur për ndihmë edhe dy zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe një nga Përmeti.
Zjarri filloi që në mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, ndërsa vatrat e zjarrit ishin aktive deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, kur u desh ndërhyrja e helikopterit nga Tirana.
Rreth orës 05:30 ndërhyrja nga ajri bëri të mundur neutralizimin e flakëve të mbetura, por vetëm për disa orë pasi në mesditë vatrat u riaktivizuan sërish.
Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara nga djegia e pishave janë të konsiderueshme.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ