VIDEO/Zjarri në Tepelenë, shkrumbon 3 ha kullotë, ndërhyjnë në kohë zjarrëfikësat e Gjirokastrës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30 ,një zonë me bimësi e pyje, në lagjen “15 Shtatori”, në Tepelenë.
Zjarri në një moment u duk se po rrezikonte seriozisht banesat aty pranë si dhe godinën e spitalit e depon e ujit ndërsa për shuarjen e tij, është kërkuar ndihmë me helikopter cka u përjashtua si mundësi për shkak të errësirës.
Në ndihmë të zjarrfikëses së Tepelenës në vendngjarje kanë shkuar edhe 2 zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe Permeti.
Shkak i rënies se zjarrit mund të ketë qenë një bisht cigareje e hedhur nga barinjtë e zones. Kanë qenë tre vatra zjarri, një pranë depos së ujit dhe dy të tjera pranë banesave. Distanca e zjarrit nga një depo uji, ka qenë 50 metra në vijë ajrore.

Për Jugunews.net Tërmet Peci kryetari i Bashkisë së Tepelenës, u shpreh se situata ishte emergjente por pas mesnate është nën kontroll të plotë dhe nuk ka asnjë rrezik.

Sipas bilancit të deritanishëm, bëhet fjalë për 3 ha shkurre të djegura ndërkohë që mund edhe të ishte një sipërfaqe më e madhe por u morën masa ndërkohë që ndihmuan edhe vetë banorët e kësaj lagjeje në shuarjen e flakëve.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ