Edi Rama po jua vendos festen sipas kokës

Nga Roland Bejko

Disa ditë më parë dhashë alarmin në faqen time në facebook se Edi Rama po projektonte një puç institucional të ngjashëm me revolucionin kulturor kinez me kontrollin fshatar-punëtor shoqëruar dhe me dacibaot përkatëse. (fletërrufetë).

Ja tek e bëri puçin institucional.
Zëvendësoi institucionet e shtetit modern dhe demokratik të një vendi anëtar të “NATO”-s dhe pretendent për në BE me strukturat politike të Partisë së tij dhe me “Vijën e Masave”.

Nën moton ” SOCIALIZMIN E NDËRTOJNË MASAT, PARTIA I BËN ATO TË NDËRGJEGJSHME” ai nxorri në rrugë para turmave histerike për tu pështyrë prej tyre, qytetarë, nëpunës e funksionarë, profesorë, avokatë, gjyqtarë, mjek e inxhinierë, por asnjë nga shpura e tij e ndyrë, kriminale dhe e korruptuar.

E pra, pas thirrjes së partisë që masat të spiunojë “të korruptuarit”, të “paaftët” “kriminelët” që po “shkatrojnë” këtë vend sepse nuk ju ofrojnë shërbime qytetarëve, Naltmadhënia bëri sot publikë 100 emrat e parë për të cilët as pyeti fare nëse janë thashetheme ankesat e dacibaoistëve të partisë apo të vërteta?

Në emër të popullit dhe të partisë këta qyqarë u damkosën sot si të korruptuar e të paaftë se kështu i do qejfi një të çmenduri si AI.

Por në fakt AI me këtë teatër të turpshëm po tenton të heqë vëmendjen e publikut nga tri çështje të nxehta:

1.Nga dështimi spektakolar i Qeverisë së tij në Samitin e Triestes.

2. Nga debati në Bruksel dhe në vend për manipulimin, vjedhjen dhe dështimin e zgjedhjeve.

3. Për të fshehur hajdutët e mëdhenj, ata të vërtetët, qeveritarët, obortarët, ministrat dhe deputetët, ortakët e koncesioneve miliardëshe dhe përfituesit e fondeve nga përqindjet e kripura të investimeve publike.

Megjithatë, në një farë mënyre mirë po jua bën këtyre njerëzve. E VOTUAN?
Le ta mbajnë tani psikopatin, le të durojnë atë dhe dënglat e tij të qelbura që siç shkruante sot një miku im, pasi i luti me përgjërim ti besonin dhe njëherë timonin e qeverisjes, tani ka lëshuar sarhoshët të pyesin njerëzit që e votuan se çfarë të bëjë me pushtetin që i dhanë.

Shumë mirë bën. Festja vihet sipas kokës!
Kanë më në fund qeverinë që meritojnë !
Ta gëzojnë !

Ndërsa për ata që e refuzuan këtë monstër, po vazhdoj t’ju them se vetëm revoltat popullore e përmbysin dhe na shpëtojnë nga kjo monstër me kostum e me atlete.

Ps. E para dhe e menjëhershmja gjë që duhet të bëjnë qyterarët e linçuar nga Rama është t’i drejtohen gjykatës për dëmshpërblim për shkelje të të drejtave të njeriut. Duhet të kërkojnë dëmshpërblim moral.

A kanë b…..ta bëjnë? Nuk besoj, lepuri fle prej kohësh në barkun e shqiptarëve.
Shshshttttt mos e zgjuani.

SHPËRNDAJE

JEPNI MENDIMIN TUAJ